Aktualitet

Zgjedhorja/ Balla: Detyrë historike, duhet ta miratojnë deri për Krishtlindje







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 28/10/19 |
ro ot

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se është detyrë historike e kësaj qeverie të miratojë reformën zgjedhore deri për Krishtlindje. Duke folur në foltoren e Parlamentit ai tha se do të vijohet me punën në Komisionin e Reformës që drejtohet nga Gjiknuri dhe Hajdari.


Por siç dihet tashmë, ky komision nuk njihet nga Opozita e Bashkuar, e cila ka deklaruar se duhet konsensus i gjerë për këtë reformë, siç është shkruar edhe në 9 kushtet e Bundestagut gjerman. Por PS-ja në pushtet duket se parasheh miratimin e kësaj reforme me deputetët e opozitës së re, që hynë nga listat në parlament.


Deklarata e Ballës:



“I bëj thirrje deputeteve të opozitës, se është detyra jonë historike që ne të vijojmë punën për realizimin e detyrave të shtëpisë. Ne kemi padyshim detyra shpëtie që duhet ti realizojmë dhe mendoj që instrumenti i vënë në dispozicion nga Bundestagu është udhërrëfyesi ynë më i mirë, duhet ta përmbylllim Kodin Zgjedhor deri në Krishtlindje se padyshim që deri në pranverën e ardhshme (2020) edhe ata që janë kundër vijimit të procesit të zgjerimit do kenë ndryshuar mendje, se gabimi strategjik duhet korrigjuar menjëherë.


E përshendes përpjekjen e Komisionit të Reformës për të bërë edhe ndryshimet e domosdoshsme në ligjin për financimet politike, se kemi pasur një rast kur kreu i PD është tani ne hetim, duhet ti presim rrugën cdo lloj financimi të dyshimtë”.


 


Etiketa: , , , ,

Pas