Rikujtojmë se për Socialistët koha po shtrëngon dhe se ata janë në pritje për t’u ulur në tryezën e dialogut për të diskutuar për kandidaturat për president. Taulant Balla: Data 15 nuk është larg të ulemi për kriteret dhe pastaj për emrat.
Balla në emër të shumicës shprehet i gatshëm që për formatin e negocimit me të 3 grupet parlamentare ta vendosin ata vetë, nëse duan të ulen të tre përfaqësuesit ose veç e veç.
Por deri tani e vetmja që pranoi ftesën është kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, ende pritet përgjigjia e Alibejat dhe Mediut.
Konferenca e kryetarëve e çeli procedurën për zgjedhjen e presidentit ditën e martë dhe miratoi propozimin e socialistëve që raundi i parë të zhvillohet të Hënën e 16 Majit, ndërsa deri pasditen e të dielës protokolli i Kuvendit do të qëndrojë i hapur për të pritur kandidaturat për president.