Numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për protestën e sotme, që konsiderohet më e madhja e organizuar nga opozita. Në 4 orë protestë ku morën pjesë me mijëra qytetarë nga mbarë vendi, Balla ka gjetur një video 10 sekondëshe për të ilustruar protestën me një person që ngre një pllakë betoni dhe e hedh me zemërim në tokë. Me këtë imazh ai do të ilustrojë gjithë atë lumë njerëzish që ishin sot para Kryeministrisë dhe para Kuvendit. Balla shkruan në facebook se ka dy palë shqiptarë, njëra që sipas tij e kupton se kush po punon për ta integruar Shqipërinë dhe pala tjetër (protestusit) që do mbahen mend si dhunues që po dëmtojnë vendin.
Statusi i plotë i Taulant Ballës dhe videoja shoqëruese:
Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.
Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli”.
- Kjo foto për të kujtuar si protestonte Balla kur ishte në opozitë.