Aktualitet

Balla i kujton Metës dosjen e korrupsionit: Dvorani ishte kundër teje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 15/11/19 |
ro ot

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit tha se Meta ka konflikt interesi me kreun e KED, Ardian Dvorani. Ai ka qenë një ndër 5 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që kanë gjykuar dosjen penale të Metës në 2012.






“Meta po bën ç’është e mundur për të frenuar reformën në drejtësi, rasti i fundit është i Gjykatës Kushtetuese, që do të dështojë. Dua t’i bëj sot një apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera të vendit.


Kushtetuta e ka vendosur në majën e piramidës institucionale, por nuk ndodh që Presidenti të marrë nëpër gojë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, edhe pse në rastin e Dvoranit, Meta duhet të jetë i fundit në vend për t’u marrë me të, sa kohë që Dvorani ka qenë një prej pesë gjyqtarëve të dosjes në ngarkim të Metës e që në atë dosje të paktën Dvorani ka pas mendim kundër me katër anëtarët e tjerë të gjykatës”, tha Balla.





Sipas tij, Meta do të mbahet mend gjatë, pasi u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese.



“Ne si Republikë e pastër Parlamentare, kemi detyrimin për të gjetur zgjidhje. Për fat të mirë baballarët e Kushtetutës ishin të bindur nga rreziqet që mund të vinin nga një President me pushtet të madh, ndaj dhe i dhanë pushtet honorifik. Ajo që mund të parashikonin ishte fakti se edhe pse me kompetenca dhe pushtet honorifik, ende ka tentativa për të bllokuar dhe nxitur një krizë kushtetuese.
Ky President do të mbahet mend gjatë, pasi doli dhe u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Ai po pengon plotësimin e vakancave në gjykatë. Ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese, që u miratuan në këtë sallë me 140 vota, kanë parashikuar mekanizma për situata të tilla. Afati kushtetues është vetëm nga mekanizmat zhbllokues”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Shkarkimi, Meta i kthen përgjigje Kuvendit për Komisionin Hetimor


Videoja Meta-Prifti

Në vitin 2012 Gjykata e Larta e shpalli të pafajshëm Ilir Metën (asokohe zv.kryeministër) për akuzën e “korrupsionit”. Kryesues i trupës gjyqësore ka qenë asokohe gjyqtari Ardian Dvorani. Gjyqtari Ardian Dvorani, në “mendimin paralel” të tij pohonte se ishte pro pafajësisë së Metës por ndahej prej anëtarëve të trupës që ai kryesonte në disa arsyetime vendimmarrëse. Sipas kryesuesit të Kolegjit Penal që gjykoi Metën në Gjykatën e Lartë, me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor pafajësia ishte e vetmja zgjidhje përfundimtare për çështjen. Pasi parashtronte një sërë argumentesh kundër disa prej vendimeve të ndërmjetme të Kolegjit, gjyqtari Dvorani përmbyllte arsyetimin e tij me: “Kam mendimin që nëse nuk do të deklaronte të pavlefshme disa akte procedurale dhe nuk do të përjashtonte nga shqyrtimi disa prova, të cilat, sipas mendimit tim, ishin respektivisht të vlefshme dhe të nevojshme për objektin e të provuarit, Kolegji Penal do të arrinte të realizonte një hetim gjyqësor më të plotë, për rrjedhojë, do të arrinte të dispononte prova të mjaftueshme dhe jokontradiktore me vendim pushimi, pafajësie apo dënimi ndaj të pandehurit Ilir Meta”.

 

 

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas