Aktualitet

Balla i përgjigjet Metës: 2 anëtarët e Kushtetueses i zgjedhim të hënën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 09/11/19 |
ro ot

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla thotë se Kuvendi do të zgjedhë ditën e hënë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke i kthyer kështu përgjigje Presidentit Meta, i cili kërkoi pezullim të procesit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.


“Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese ditën e hënë, për të mundësuar që deri në fund të Janarit, Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese, që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës, Gjykata Kushtetuese të jetë tërësisht funksionale”.


Dy ditë më parë u publikua letra e kreut të shtetit drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.  Ai ka kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Sipas Metës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) nuk ka marrë vendim kolegjial për listimin e kandidateve të propozuar dhe nuk ka respektuar zinxhirin institucional, Presidencë-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Presidenti shton se KED-ja ka dërguar listat për plotësimin e dy vendeve njëherazi, si për rastin e Besnik Muçës dhe të Altina Xhoxhës.


Në këndvështrimin e Metës, në këtë mënyrë atij nuk i është dhënë mundësia që të propozojë kandidatin e dytë për në Kushtetuese.



Etiketa: , , ,

Pas