Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka postuan në Facebook një video ku shfaqet deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj duke hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Rama, në salën e Parlamentit.
Sipas Ballës, Saliu urdhëron Monikën dhe Lulin, Monika urdhëron Keidin dhe Floidën, Luli urdhëron Ervinin dhe Flamurin dhe këta shpërdorojnë mandatin e deputetit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Aleanca kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër Hapjes së Negociatave, dështoi sot në përpjekjen për të bllokuar Kuvendin.
Saliu urdhëron Monikën dhe Lulin, Monika urdhëron Keidin dhe Floidën, Luli urdhëron Ervinin dhe Flamurin dhe këta shpërdorojnë mandatin e deputetit.
Shikoni një vajzë të re me mandat deputeti, në një sjellje të papranueshme për këdo, për më keq për një vajzë të re.
Mehmetaj reagoi pas këtij postimi me një tjetër kundërpërgjigje.
Ajo shkruan në facebook duke thënë: “Ti shko kërko motrën!”.
REAGIMI I PLOTË I KEJDI MEHMETAJT:
Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin!
Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision ta pastrojë Shqipërinë nga ju!