Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka ironizuar një deklaratë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, teksa ky i fundit në një takim me disa qytetarë, u ka premtuar uljen e taksave dhe çmimit të naftës.
Në një postim të bërë në profilin zyrtar të Facebook, Balla ka shkëputur një pjesë nga fjala e Bashës, duke bërë edhe një montim komik në këtë video.
“Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë. Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër, nuk ishte dëgjuar. Siklet i madh të ka zënë Lulezim, nga njëra anë kryetari i defacto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës. Vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta ve re njeri edhe po ia fute kot.
Nejse sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10.00”, shkruan Balla në postimin e tij.