“Balla, kryepatronazhisti i Elbasanit”- Meta: Rama do të ndëshkohet me votë

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër drejtuesin politik të PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla.

Në një intervistë për një televizion në Elbasan, Meta theksoi se mes Ballës dhe Gazmend Bardhin do të zgjidhte këtë të fundit.

Mes të tjerash ai tha se Taulant Balla është kryepatronazisti i Elbasanit, sepse nga ai kalon çdo tender dhe kontrollon çdo biznes e individ.

“Midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi, sepse Ballën e njoh që kur ka erdhi në Partinë Socialiste. Taulanti kontrollon çdo situatë në Elbasan, është kryepatronazhisti i Elbasanit sepse nga ai kalon çdo tender, kontrollon çdo biznes dhe individ.

Presidenti Meta: Prokuroria eshte e kapur sepse vetem kështu u mbyllën dhe dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. I semuri i bën vetëm një thirrje Damjanit: Tërmet tërmet…!!! Prokuroria është e kapur dhe këtë e tregon dhe fakti që Presidenti ka bërë padi penale në SPAK për incenratorët, dhe nuk po bëhet asnjë hetim.

AKSHI është institucioni që duhet të mbroje të dhënat personale e të gjithë individëve. Si institucion është në varësi të Ramës dhe merr urdhra vetëm nga ai. Të gjitha të dhënat personale të çdo individi janë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm dhe mund të shpërdorohen, siç ndodhi në Pustec. Kryeministri më i favorshëm për nje opozite e cila do te fitoje zgjedhjet është pikërisht Edi Rama. Unë e kam shprehur këtë mendim, ja kam thënë dhe opozitës sepse ai është bërë një Kryeministër shfrytëzues, dhe po ushtron trysni dhe presion ndaj qytetareve.

Nuk mund të kesh një kundërshtar më të thjeshtë për të fituar zgjedhjet sepse i vetmi veprim i ketij kryeministri është dhuna. Do përgjigjet populli me votë, sepse sa më shumë të ushtrosh forcë aq më shumë do ndëshkohet ditën e votimeve.”, tha Meta.




Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.