Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sulmuar në seancën e sotme plenare presidentin Ilir Meta, në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Balla tha nga foltorja e Kuvendit se qëllimi i Metës është që të çojë 4 emra nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për Kushtetuesen, pasi ai i fundit është i bashkëjetueses së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
“Ky është një lajm i mirë për rrugën tonë europiane. Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që presidenti ka besim. E ka të njohur. Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Kjo është troç, lërini dënglat.
Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kritere, as të këndojë atë këngën ‘e kam unë e ke ti’. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin. Të tretin e ka Gjykata e Lartë, që do të thotë që ne duhet të presim. Por, ky parim zbatohet kur Kushtetuesja i ka të 9 anëtarët. Këtu nuk bëhet fjalë që kemi 9, këtu bëhet fjalë që kemi vetëm një dhe ky me mandat të përfunduar…dhe kemi 8 vakanca”-tha Balla.