Vjen reagimi i parë nga PS, pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se ditën Meta kthen ligjin, ndërsa natën takon ish-shefa policie që më parë i ka akuzuar si të kanabizuar.
“Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive, duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj”, thuhet në reagimin e Taulant Ballës.
LEXO EDHE:
Përgjimet e Policisë/ Meta kthen ligjin: Gjurmon çdokënd gjatë procesit zgjedhor