Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se vendimi i presidentit Ilir Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore, është antikushtetuese. Balla tha se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e dekretuar nga vetë Meta, ndërsa shtoi se maxhoranca nuk do të tërhiqet. Balla tha se Presidenti ka kompetencë për dekretim dhe jo zhdekretim. Gjithashtu, Balla zbardhi edhe bisedën me presidentin Meta kur tha se i kishte propozuar datën 9 qershor, por Meta kishte këmbëngulur për 30 qershorin, për të cilën, shtoi ai, kishte dakordësi edhe nga opozita.
“Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në rasport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj.
Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor.
Presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet.Deri në datën 10 qershor janë konsumuar të gjitha procedurat për regjistrimin e subjeketeve zgjedhore, ngritjen e administratës së zgjedhjeve, është ndarë koha televizive, janë printuar fletët e votimit. Për të gjitha këto hapa e gjithë kjo kosto nuk mund të zhbëhet me zhdekretim. Presidenti sjell në vëmendje”, u shpreh Balla.
Balla deklaroi se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin cenon të drejtën për të zgjedhur, andaj ftoi të gjithë deputetët që të votojnë projektrezolutën.
“Presidenti ka cenuar të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. E drejta e zgjedhjes është individuale dhe jo kolektive. Edhe dorëheqjet e deputetëve duhet të ishin individuale dhe jo kolektive. Më tej, në arsyetimin e tij presidenti thotë se mospjesëmarrja e partive opozitare në zgjedhje është cenim i të drejtës së tyre, por nga ana tjetër kjo e drejtë shkelet ku ato ndalohen të marrin pjesë në zgjedhje.
PD dhe LSI kanë bërë presion për të mos u regjistruar në zgjedhje. Presidenti e di këtë akt dhe kodi e thotë se pengimi për të marrë pjesë në zgjedhje dënohet me ligj. Me mbarimin e mandateve vendi nuk ka më as këshilltarë dhe as kryetar bashkie. Akti i presidentit është i pavlefshëm. Ai ngarkon me ekzekutimin e tij KQZ, e cila nëse e zbaton atë shkel rëndë Kodin Zgjedhor. Ky është një diskutim që duhet të jetë pjesë e debatit në këtë seancë”, tha ai.
Fjala e plotë e Ballës
Kompetencat për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe mungesa e kompetencës për çdekretim dua tju sqaroj:
– Në raport me zgjedhjet, Presidenti i Republikes ka vetem nje kompetence, ate te caktimit te dates se zgjedhjeve. Per t’i ruajtur neutralitetin dhe për të mos e kompromentuar me politiksën e ditës, me grindjet zgjedhore, me akuzat reciproke, me rezultatin zgjedhor apo kontestimin e tij, Presidenti është çliruar me ligj nga çdo perfshirje në procesin zgjedhor. Dikur ai ka pasur të drejtën e emërimit të një pjese të anëtarëve të KQZ-së. Qe nga viti 2008 ai nuk e gezon me kete prerogative. I gjithe procesi zgjedhor qeveriset nga KQZ-ja, e cila në Shqipëri është “Qeveria” e zgjedhjeve.
– Caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit, por jo privilegj i tij, e thënë ndryshe, është detyrim, jo e drejte. Kjo kompetencë nuk është diskreciale, nuk varet nga vullneti i tij, por është e lidhur me kushte rigoroze ligjore.
• Presidenti nuk mund të zgjedhe dot periudhen zgjedhore, brenda së cilës të caktojë datën e zgjedhjeve. Periudha zgjedhore është përcaktuar nga ligji dhe varet vetëm nga data e përfundimit të mandatit të organeve të zgjedhura në detyrë;
• Brenda periudhes zgjedhore, Presidenti i Republikës mund të përzgjedhë vetëm dy të diela të njëpasnjëshme, me të afërtat me datën e përfundimit të mandatit, për t’i konsideruar si data të mundeshme për zhvillimin e zgjedhjeve;
• Identifikimin e datës më të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, Presidenti i Republikës është i detyruar ta bëjë në konsultë me partitë parlamentare. Procedura kushtetuese (e normuar nga zakoni kushtetues) parasheh konsulten me kryetarët e grupeve parlamentare. Si rregull, caktimi i datës eshte rezultat i nje procesi konsensual, por, nese grupet parlamentare nuk shfaqin konsensus, atehere caktimi i datës së zgjedhjeve bëhet duke respektuar në mënyre të barazvlefshme peshën politike të palëve dhe peshën e argumentit të përfaqesuar prej tyre. Edhe kjo pjesë është e normuar nga zakoni kushtetues.
• Kriteret që vendosin për daten e zgjedhjeve nuk mund të jenë kritere që bazohen në interesa politike, nuk ndikohen nga interesat e konkurruesve, por jane kritere qe lidhen me interesin me te mire te zgjedhësve. Data e zgjedhjeve caktohet nga Presidenti i Republikës, duke i dhene përgjigje pyetjes: cila date eshte me e mbare per zgjedhesit per votime?
Sqarimi i kuadrit kushtetues për kompetencen e presidentit për caktimin e datës se zgjedhjeve ka rëndësi për të kuptuar se sa shumë e ka kufizuar kushtetuta dhe ligji Presidentin në ushtrimin e kësaj kompetence, e cila për nga natyra e saj hyn në grupin e kompetencave formale të Presidentit.
– Neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutes i njeh Presidentit te Republikes kompetencën për dekretimin e dates se zgjedhjeve, por kjo nuk përkthehet dot në kompetencë për çdekretim. Dekretimi i datës së zgjedhjeve është nje akt me efekt te njeherëshëm. Ngjarja ndodh dhe kryhet. Ngjarja nuk zgjat, nuk vazhdon, nuk eshte proces. Dekretimi nuk eshte hapi i pare i vendimarrjes se Presidentit, por eshte hapi i pare dhe i fundit i saj. Menjëhere me dekretimin fillojne efektet ligjore te aktit. Dekretimi i hap rrugen procesit, mekanizmat ligjore dhe administrative vihen në levizje, neë mënyrë të pavarur dhe pa asnjë detyrim as ligjor, as administrativ ndaj dekretuesit.
– Neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutes nuk mund te shërbejë si kompetencë për çdekretimin e zgjedhjeve, sepse për zgjedhjet vendore te 30 qershorit kjo kompetence eshte ushtruar nje here. Kompetenca e ushtruar ka ezauruar efektet e veta qe diten qe dekreti ka hyre ne fuqi. Pasojat juridike te parashikuara dhe qe priteshin prej tij kane ndodhur pothuajse ne pjesen derrmuese te tyre. Deri me daten 10 qershor, daten e çdekretimit, jane konsumuar te gjitha procedurat per regjistrimin e subjekteve zgjedhore, procedurat per ndarjen e financimit publik, per ndarjen e kohes televizive, per ngritjen e administrates zgjedhore, per hartimin dhe publikimin e listave te zgjedhesve, per infrastrukturen monitoruese dhe vezhguese te zgjedhjeve, per pergatitjen e bazes materiale, jane miratuar fletet e votimit dhe eshte kontraktuar shtypja e tyre. Procesi eshte ne dy, tre raundet e fundit. Te gjitha keto hapa, i gjithe ky mobilizim resursesh, e gjithe kjo kosto, qe ka lidhje proceduriale me dekretin per caktimin e dates se zgjedhjeve, nuk mund te zhbehet me çdekretim.
– Presidenti i Republikes referon ne disa precedente, sipas te cileve ne disa raste te meparshme jane shtyre zgjedhjet me nje jave deri ne nje muaj. Duke lene menjane faktin se kuadri ligjor ka qene i ndryshem ne precedente te ndryshem, gje qe ne vetvete perjashton listimin e tyre si precedente, vlen te theksohet fakti se çdekretimi i dates 10 qershor eshte ne thelb i kundert me te gjithe precedentet e listuar nga presidenti. Ne te gjthe precedentet, fakti juridik (konsensusi politik) i ka paraprire dekretit. Ne rastin e çdekretimit ka ndodhur e kunderta. Zgjedhjet janë anulluar nga Presidenti, me synimin që bllokimi i procesit te ule palet ne dialog, me shpresen se dialogu do prodhoje konsensus, d.m.th. nuk eshte ngjarja që sjell aktin, por eshte akti qe kerkon te prodhoje ngjarjen.
– Ne analize juridike (natyra, shkaku ligjor, nisma apo efektet) dekreti per shtyrjen e zgjedhjeve eshte i krahasueshem jo me dekretin per caktimin e dates se zgjedhjeve, por me dekretin per perseritjen e zgjedhjeve. Nderkohe qe dekreti i dates 10 qershor nuk ka asnje lidhje, as me dekretin per shtyrjen e zgjedhjeve, as me ate per perseritjen e tyre. Ne te gjitha rastet e tjera te dekretimit qe citohen si precedente, Presidenti i Republikes eshte vene ne levizje me kerkese te paleve te treta, asnjehere kryesisht. Me tej, shtyrja e zgjedhjeve dhe perseritja jane mekanizma ligjore qe shpetojne nga pamundesia per te prodhuar rezultat, kurse dekreti i dates 10 qershor bllokon mundesine per te prodhuar rezultat. Tek shtyrja dhe perseritja, shkaku lidhet gjithmone me nje pengese/nevoje ligjore, asnjehere me nje pengese/nevoje politike. Me shtyrjen dhe perseritjen, zgjedhjet zhvillohen ne nje date tjeter, brenda nje limiti te caktuar nga kushtetuta dhe/ose nga ligji, kurse dekreti i dates 10 qershor thyen çdo limit.
Sqarimi i modus operandi te Presidentit dhe krahasimi me precedentet kane rendesi jo vetem per te zbuluar abuzimin me referencen tek precedenti, por edhe per te qartesuar kapercimin e rende te parimit te neutralitetit, qe eshte parim baze i funksionimit dhe veprimtarise se Presidentit te Republikes.
2. Pasojat antikushtetuese të çdekretimit te dates se zgjedhesve.
– Me tentativen per anullimin e zhvillimit te zgjedhjeve, Presidenti i Republikes ka cenuar te drejten themelore te shtetasve per te zgjedhur dhe per t’u zgjedhur, ate te drejte qe rreket te “argumentoje”, se eshte motivi i tij per anullimin. E drejta aktive dhe pasive e zgjedhjes eshte e drejte individuale, jo kolektive. Ajo i perket individeve, jo partive. Kjo e drejte cenohet, kur shtetasve u hiqet mundesia per ta ushtruar ate, jo kur, per arsye qe nuk lidhen me rendin kushtetues, por me interesa politike te paleve, oferta ne zgjedhje reduktohet pertej “standarteve” te Presidentit. Kete te drejte e shkel kush nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve, jo kush kerkon qe ato te zhvillohen sipas kushtetutes dhe ligjit. Me tej, ne arsyetimin e dekretit te dates 10 qershor, Presidenti i Republikes thekson se mospjesmarrja e disa partive opozitare ne zgjedhje eshte de facto mohim i te drejtes per t’u zgjedhur. Mospjesmarrja ne gare, ne diten e caktuar per zhvillimin e gares, eshte zgjedhje e lojtareve qe kane vendosur te bojkotojne. Ne kete proces zgjedhor, te gjithe individet qe deshen te regjistroheshin, u regjistruan, si kandidate partish a koalicionesh, ose si kandidate te pavarur. Nese ky numer nuk ishte shume i madh, kjo erdhi per shkak te presionit, pasigurise dhe frikes qe mbolli opozita bojkotuese, ne periudhen e regjistrimit. Kunder ketij presioni dhe kesaj dhune te ushtruar publikisht ndaj njerezve qe donin te kandidonin, Presidenti i Republikes nuk beri asnje gjest.
– Çdekretimi i dates se zgjedhjeve de facto nxjerr jashte afatit kushtetues mandatin e organeve te zgjedhura te qeverisjes vendore d.m.th. shkel paragrafin 1 te nenit 109 te Kushtetutes. Organet e qeverisjes vendore ne largim nuk mund te ushtrojne tagra pushteti pas perfundimit te mandatit te tyre si organe te zgjedhura. Me mbarimin e mandatit kater vjeçar, ne Shqiperi nuk mund te kete me as kryetare, as keshilla bashkie. Prandaj dekreti ka pasoje te drejtperdrejte te tij edhe shkeljen e pikes 3 te nenit 1 te Kushtetutes (qeverisje pa zgjedhje nuk mund te kete), si dhe te pikave 1 dhe 2 te nenit 2 te Kushtetutes (parimi i sovranitetit popullor, parimi i perfaqesimit).
– Dekreti vjen ne kundershtim me Kodin Zgjedhor ne teresine e tij, per shkak se synon zhberjen, pa shkak ligjor, te procesit zgjedhor, i cili eshte konsumuar ne 90 per qind te tij.
– Dekreti nxirret nga Presidenti, por zbatimi i tij i ngarkohet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili eshte organi qe ka kompetencen ekskuzive te drejtimit dhe menaxhimit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Nese KQZ do pranoje te zbatoje dekretin, kjo e ngarkon KQZ me pergjegjesi penale, e cila shkon nga pengimi i zgjedhesve per te votuar, deri tek shperdorimi i detyres.
3. Pse dekreti i dates 10 qershor eshte absolutishti pavlefshem?
– Dekreti i dates 10 qershor ështe nje akt qe nuk mund te nxirret dhe qe, nese gjithesesi nxirret, nuk mund te zbatohet, sepse eshte absolutisht i pavlefshem. Pavlefshmeria absolute e akteve administrative rregullohet nga neni 108 e vijim i Kodit te Procedures Administrative, i cili eshte akti i vetem ligjor qe jo vetem normon kualifikimin ligjor te pavlefshmerise absolute, por edhe qe percakton kompetencen per konstatimin e saj dhe detyrimin e organeve publike per te vepruar kryesisht, sa here vijne ne dijeni te shkaqeve per pavlefshmeri.
– Qe akti administrativ te jete absolutisht i pavlefshem duhet te verifikohen disa rrethana, konkurruese me njera tjetren (sejcila prej tyre e ben aktin absolutisht te pavlefshem). Ne rastin e dekretit te dates 10 qershor jane verifikuar me shume se nje prej tyre.
• Kodi i Procedures Administrative nuk lejon qe akti administrativ te vije ne kundershtim te hapur dhe flagrant me nje dispozite urdheruese te legjislacionit ne fuqi lidhur me kompetencen e organit publik ose me proceduren per nxjerrjen e aktit (neni 108, shkronja a, pikat i dhe ii). Dekreti vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me nenin 92, shkronja “gj” e Kushtetutes (si per kompetencen, ashtu dhe per proceduren, d.m.th shkelja e kesaj shkronje te nenit eshte bere dyfish).
• Kodi i Procedures Administrative percakton se akti administrativ eshte absolutisht i pavlefshem edhe ne rastin kur ekzekutimi i aktit mund te shkaktojë një veprim të dënueshëm, sipas legjislacionit penal. Dekreti i dates 10 qershor ngarkon me ekzekutimin e tij KQZ-ne. Nese KQZ-ja e zbaton ate, atehere KQZ-ja shkel ne teresine e tij Kodin Zgjedhor, si dhe konsumon automatikisht nje numer veprash penale qe shkojne nga pengimi i zgjedhesve per te votuar, deri tek shperdorimi i detyres.
4. A ka detyrim KQZ-ja per te konstatuar pavlefshmerine absolute?
– Organet qe konstatojne pavlefshmerine absolute te aktit administrativ, secili ne ushtrim te kompetencave te veta, kur bie ne kontakt me aktin ose kur i kerkohet, jane:
• organi publik që e ka nxjerrë atë,
• organi epror i tij apo
• organi që është kompetent të shqyrtoje mjetet ligjore administrative, si dhe
• gjykata administrative (neni 110, pika 2 e KPrA).
– Organi i vetem administrativ kompetent per te shqyrtuar mjetet ligjore administrative ne fushen e zgjedhjeve (hiq listat e zgjedhesve) eshte KQZ (neni 21, pika 17 e Kodit Zgjedhor). Lenda e dekretit te dates 10 qershor (caktimi i dates se zgjedhjeve) eshte lende zgjedhore. Prandaj ne kompetencen lendore te KQZ-se perfshihet edhe kompetenca per konstatimin e pavlefshmerise absolute te ketij dekreti, krahas organeve te tjera te percaktuara ne nenin 110, pika 2 te KPrA. Konstatimi i pavlefshmerise absolute behet me kerkese ose kryesisht. Te dyja format jane njelloj te vlefshme.
– Ndersa neni 111 i KPrA sqaron se konstatimi i pavlefshmerise absolute nuk eshte tager qe organi publik e ushtron ne menyre diskreciale. Ky nen sqaron se “organi publik ka detyrimin të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ nëse vjen në dijeni për rastet e parashikuara në nenin 108 të këtij Kodi”. Keshtu qe, ne zbatim te ketyre dispozitave, KQZ-ja, ne rastin e dekretit te dates 10 qershor nuk eshte perpara zgjidhjeve opsionale. KQZ-ja eshte e detyruar te veproje dhe te konstatoje pavlefshmerine absolute te dekretit.
LEXO EDHE:
Rudina Hajdari: Rezoluta pa vlerë juridike, zgjedhjet muajin tjetër