Aktualitet

Balla mungon në takimin me Ramën, Gjiknuri: S’ka pakënaqësi brenda PS














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 07/09/21 |
mapo.al

Sekretariati i ri i Partisë Socialiste zhvilloi mëngjesin e së martës mbledhjen e parë pas Asamblesë, ku Damian Gjiknuri u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS, detyrë të cilën e mbante Taulant Balla.






Edi Rama i la afat 100 ditë Gjiknurit për të ristrukturuar Partinë Socialiste.


“Brenda 2 vitesh ne do të kemi zgjedhjet vendore dhe në 4 vjet do kemi zgjedhjet e përgjithshme, dhe unë mendoj që është kohë e mjaftueshme dhe për të testuar riorganizimin e ri të partisë“, u shpreh Gjiknuri.







Pas mbledhjes së sotme, duke folur për gazetarët, Gjiknuri u pyet nëse brenda PS ka pakënaqësi për ndryshimet e reja. Kjo pasi sot në sy mungesa e Taulant Ballës në takimin e Ramës me Sekretariatin e ri. Por për Gjiknurin në PS nuk flitet për pakënaqësi, vetëm për pritshmëri që nuk janë realizuar. Mungesën e Ballës, Damian Gjiknuri e komentoi si proces normal në funksion të detyrave të ndara.




Pyetje: Paralelisht keni nisur me analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit e cila do të zgjasë deri në Janar?
Damian Gjiknuri:
Do të zgjasë deri në fund të vitit dhe natyrshëm që fillimi i vitit do ta gjejë Partinë Socialiste besoj me një statut të ri, edhe me një riorganizim të ri për t’ju përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë, pasi mandati i tretë, e ka thënë dhe Kryeministri dhe kryetari i partisë, është një mandat i vështirë, njerëzit kanë pritshmëri, PS ka një eksperiencë të madhe por ka pasur dhe probleme për të cilat ne duhet të reflektojmë.

Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit


Pyetje: A ka pakënaqësi brenda strukturës drejtuese të PS dhe si do ta menaxhoni ju këtë si Sekretar i Përgjithshëm?
Damian Gjiknuri
: Nuk e di pakënaqësinë, këto mund të jenë konstatime të natyrës së anekdodave sepse unë nuk kam dëgjuar ndonjë pakënaqësi të strukturës. Natyrshëm që brenda një organizate, aq më tepër vullnetare ka dhe pritshmëri të ndryshme. Mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie, por janë gjëra të një procesi që do të vazhdojë dhe do të fashitet rrugës dhe jam i bindur që PS ka kaluar aq prova dhe më parë sa të mbajë të gjithë ekuilibrat e nevojshëm dhe të nxjerrë më të mirën e saj përsa i përket ekipit që ka. Kështu që nuk shoh ndonjë problem.

Pyetje: U ndje mungesa e z.Balla në mbledhjen e Sekretariatit?
Damian Gjiknuri:
Në ç’kuptim? Nuk e di, për këtë duhet të pyesni z.Balla. Por z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i grupit parlamentar socialist, kështu që mendoj ndarja e dy funksioneve gjithmonë është bërë në funksion të riorganizimit më të mirë.

1


Etiketa: , ,

Pas