Aktualitet

Balla në Gjermani, takime me deputetë të koalicionit qeveritar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:22 - 04/06/19 |
ro ot

Pas liderit demokrat Basha, ka udhëtuar drejt Berlinit dhe kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati. Zyra e shtypit në PS njofton se ata po zhvillojnë një sërë takimesh intensive Bundestagun gjerman.





Takimet në Bundestag janë me deputetë të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve.


Njoftimi zyrtar për vizitën e Ballës në Gjermani:




Në grupin e CDU/CDU, Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer. “Qëllimi i këtyre takimeve është angazhimi ynë lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte te Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman”, u shpreh Balla.


Në takimin me Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit te Komisionit Europian. Zoti Hauptmann vlerësoi maksimalisht ecurinë e reformës ne drejtësi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër. Ai rishprehu qëndrimin se ‘nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë’. “Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia. Por nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë te jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik”, u shpreh zoti Hauptmann.

Lexo edhe :  25 prilli- Basha në Mirditë: Do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë

Në takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve.

Zoti Muller vlerësoi se qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kane plotësuar detyrat e lëna nga qershori i vitit të shkuar në Këshillin Europian. “Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019”, tha Muller.

Balla zhvilloi një takim me Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag. Kryetari i Grupit Socialist vlerësoi pozicionin zyrtar të qeverisë gjermane të bërë publik përmes Ministrit për Evropën Michael Roth në mbështetje të fillimit të bisedimeve.

Balla e informoi kolegun gjerman se praktikisht/teknikisht negociatat janë hapur sa kohë kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.

Juratovic u shpreh: “Para disa ditësh pata një takim me Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn dhe bashkë-ndava me të bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Qasja jonë ndaj këtyre dy vendeve është një test i kredibilitetit të BE. Për mua, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është zgjerim, por plotësim i hartës së BE. I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe dua ta them shumë qartë se bojkoti i parlamentit është kundër parimeve të demokracisë”.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas