Aktualitet

Balla nga Gramshi: Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor






               Publikuar në : 16:39 - 12/06/19 |
mapo.al

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Gramshi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe nuk mund ti ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta.


“Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet”, tha Balla.

Sipas Ballës, Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe nga të gjithë shqiptarët dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu. “Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë”, shtoi ai.

Më tej, gjatë fjalë së tij, Balla tha se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017.

“Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ja heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën. Përpjekja e presidentit është antikushtetuese, është një akt politik aspak juridik dhe ne do t’i japim përgjigjen e merituar kujtdo shkelësi. Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta”, u shpreh Balla.

I pranishëm për herë të parë në Gramsh, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se Luli e Monika mbledhin në protesta, po aq njerëz sa PS mbledh në një lagje të Gramshit:

“Për ne zgjedhjet e 30 Qershorit nuk kanë kthim pas. Erdha në Gramsh për tu shkëputur nga zhurma politike në Tiranë sepse është një zhurmë tërësisht për pushtet. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe tani së fundmi edhe presidenti Ilir Meta, që deri para pak ditësh ishte si në hije, me shpirt e zemër tek opozita, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, faktoi se është në një linjë me opozitën që ka dalë në rrugë”, theksoi Manja.


Etiketa: , , ,

Pas