Aktualitet

Balla: Nuk e njohim vendimin e Gjykatës së Durrësit. Lajthitje!






               Publikuar në : 20:11 - 17/07/19 |
mapo.al

Numri II i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës së Durrësit e cila vendosi sot të mos njohë procesin e votimit të 30 qershorit dhe në këtë mënyrë nuk konfirmoi mandatin e kandidates së PS, Valbona Sako.


Taulant Balla e ka cilësuar këtë vendim si lajthitje antiligjore. Sipas tij, Sako do të marrë detyrën pavarësisht vendimit të gjykatës.

Statusi i Bashës në facebook:

Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.
Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.
Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.

Lexo edhe

EKSKLUZIVE/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS



Pas