Aktualitet

Balla: Nuk negociojmë me PD për zgjatjen e Vettingut, politika larg drejtësisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 19/10/21 |
mapo.al

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët, tha se nuk do të ketë negociata me PD për zgjatjen e afatit të Vettingut.






Ai theksoi se Reforma në Drejtësi është iniciuar nga aleatët e Shqipërisë dhe është tejet e rëndësishme që të vazhdohet përpara në këtë proces.


Gjithashtu, Balla shtoi se politika nuk duhet të përfshihet në mbarëvajtjen e saj.







“As ka pasur, dhe as nuk do të ketë negociatë për këtë gjë. Është një rekomandim që ka ardhur nga partnerët dhe institucionet që monitorojnë proceset e vetingut. Deri më tani ky proces ka ecur shumë mirë, madje përtej pritshmërive.




Askush nuk e dinte që një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarët do të shkarkoheshin. Në këtë këndvështrim dua të ritheksoj që grupi parlamentar i PS, s’do të hyjë në diskutim për këtë çështje. E rëndësishme është që politika duhet të rri larg Reformës në Drejtësi dhe vettingut në vecanti dhe themeli i saj ka qenë largimi i politikës në reformën në drejtësi.



Propozimi që ka ardhur në një grup deputetësh është diskutuar gjatë, që nga legjislatura e kaluar me ata që kanë monitoruar implementuar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe mos futja e politikës në këtë proces është tejet jetik për vijueshmërinë e Reformës në Drejtësi”, Balla.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas