Aktualitet

Balla: Pas shtrimit të rrugës, Polisi do të fokusohet drejt agroturizmit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:51 - 28/05/21 |
mapo.al

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës së fshatit Polis në Librazhd






Në fjalën e tij Balla tha se përveç afatit kohor të zhvillimit të punimeve, është me shumë rëndësi edhe cilësia e tyre.


Pas përfundimit të shtrimit të rrugës, zona e Polisit do të fokusohet drejt agroturizmit, pasi bukurive natyrore dhe mikpritjes së banorëve u mungonte vetëm rruga.







“Ky është një investim i rëndësishëm sepse i jep zonës shumë zhvillim. Detyra e banorëve tani pas përfundimit të rrugës është zhvillimi i zonës.



Përveç rrugës duhet që banorët të kuptojnë që duhet të fillojmë të ndëtojnë disa pika agroturizmi për ta bërë zonën atraktive. Besoj se djemtë e kësaj zone do të kthehen nga emigracioni dhe do të fillojnë ta shfrytëzojnë këtë investim.

Investimi i rrugës nuk mer vlerën e vet nëse ne nuk zhvillojmë agroturizmin. Është shumë e rëndësishme që ne të synojmë që rrugën ta çojmë deri në Polis Qendër dhe Polis Gurshpatë”, deklaroi Balla.

<
>
df47cf43-7943-49e2-bcc2-e548da249d68 9eade988-1082-4b48-8284-8ffefd067f1c e2273319-fa10-48cb-a03f-4a5d38cfb5c9
1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas