Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla këtë të hënë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit ka takuar kreun e misionit të ODIHR,Urszula Gacek në vendin tonë.
Balla në fjalën e tij ka theksuar se tashmë me ndryshimin në kodin Zgjedhor, shqiptarët kanë mundësi që të mos votojnë vetëm partinë por edhe kandidatin tashmë.
Ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka theksuar se dy forcat kryesore politike të opozitës, PD- dhe LSI janë bërë dhe pengesa kryesore për votën e emigrantëve.
“Këto zgjedhje janë të parat që shqiptarët kanë mundësi që të votojnë jo vetëm për partinë por edhe për kandidatët. Është e rëndësishme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta mbyllë sa më parë procesin për mbylljen e fletës së votimit.
Historia që PD-ja krijoi me numrin e pafund të kandidatëve vetëm sa ka krijuar vonesa të pakuptimta, pasi matematika është e qartë.
Nuk ka mundësi që LSI e kupton si ne Kodin Zgjedhor ndërsa PD 7 x 7=42. PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjegjësi të plotë për pengimin e një hapje që mund të ishte ndryshe për votën e emigrantëve”,-ka thënë Balla.