Aktualitet

Balla: PD do mbajë përgjegjësi nëse thyhet një xham në protestë







               Publikuar në : 17:57 - 09/02/19 |
mapo.al

Numri 2 i Partisë Socialiste komentoi sot protestën e pritshme të 16 shkurtit, duke paralajmëruar opozitën se nëse prishet qoftë edhe një pllakë apo thyhet qoftë edhe një xham, është Partia Demokratike që do të mbajë përgjegjësi dhe shteti ligjor do të veprojë. Deklaratat e Ballës u bënë sot pasditë tek “Kjo Jave”, me Nisida Tufën. Balla u shpreh se është Partia Demokratike që e ka thirrur protestën dhe ajo do të mbajë përgjegjësi nëse ndodh ndonjë incident.
Balla shtoi se protestën Basha po e thërret për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD, duke qënë se ndihet nën presionin e kryetarit “de facto” të opozitës, që është Berisha sipas tij, dhe liderit alternativ, që është Ilir Meta.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas