Politika

Balla: PD e LSI ngjasojnë me një organizate terroriste, duan të hedhin në erë sistemin




               Publikuar në : 17:37 - 21/02/19 |
mapo.al

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pasi kreu i KLP, Gent Ibrahimi bëri të ditur se për Prokurorinë Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) kanë aplikuar 27 kandidatë. “Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më SPAK-un”, shkruan Balla në rrjetet sociale.


Sipas tij, nuk është rastësi që akti i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën kur Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re.

Më tej, Balla i përforcon akuzat ndaj opozitës. “Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017”.

“Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA dhe BE”, shkruan numri II i PS-së.

Sakaq, në komentin e Taulant Ballës nuk ka asnjë fjali për ato mijëra qytetarë që kanë dale në protestë kundër qeverisë, më 16 dhe 21 Shkurt.

/Mapo.al


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas