Aktualitet

Balla: PS fitore historike në Elbasan, mund të marrim 9 mandate














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:13 - 25/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla, në një dekalratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit, tha me bindje se në këtë qytet do të marrin 9 mandate





Balla tha se është i sigurt që PS shkon përtej 90 mijë votave, ndërsa shtoi se ka besim që procesi i votimit do të jetë i shpejtë për të parë rezultatin që del nga kutitë e votimit.


Drejtuesi politik i PS për Qarkun Elbasan, tha se rezultati që do dalë nga kutitë e votimit do të jetë rezultati më i mirë që ka marrë PS në 30 vite në Elbasan.





Më tej, ai theksoi se lista e PS në këtë qark ishte shumë përfaqësuese, ndërsa i shprehu mirënjohjen 14 kandidatëve të PS në këtë qark, gjithashtu edhe qytetarëve të cilët i kanë mbështetur.

Lexo edhe :  Kutia tek Njësia 4, shumë vota më tepër se votues


“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Jam shumë i sigurt që do të jetë një ditë e qetë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në këtë ditë të bukur me diell të dalin dhe të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Elbasanit. Shumë mirënjohje dhe punë të mëdha na presin përpara. Ajo që mendoj që duhet për të gjithë është që humbësi duhet domosdoshmërisht të pranojë rezultatin dhe që të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë”, – tha Balla pas votimit.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas