Balla: Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook numri dy i PS Balla thekson: “Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës
Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”.
Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz👍🇦🇱🇪🇺