Aktualitet

Balla sfidon Ramën, dron me banderolë në mes të ndeshjes (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:24 - 05/09/21 |
mapo.al

Taulant Balla duket se nuk po e pret aspak mirë ndëshkimin që i bëri Rama me ndryshimet pas zgjedhjeve të 25 prillit, edhe pse ai ishte më i mbështeturi në Shqipëri, me mbi 21 mijë vota personale.






Sonte gjatë ndeshjes së Kombëtares në Elbasan ndaj Hungarisë, një dron është ngjitur në ajër me banderolën, “Taulant Balla, Elbasani ty të do”.


Pas kësaj, ka patur edhe reagime në stadium, dhe thirrje “Rama Ik”.







<
>
Banderola per Ballen Banderola per Ballen1 Banderola per Ballen2 Balla banderola Balla Banderola1 Balla Banderola2

Kjo është një sfidë e hapur që i bëhet kryeministrit, në nisje te mandatit të tretë. Akt që lajmëron që mesa duket kundërshtitë dhe rezitenca brenda rilindjes do të rritet.



Në Asamblenë e 2 shtatorit, Rama jo vetëm që nuk e shpërbleu Taulant Ballën, por i hoqi atij postin e Sekretarit të Përgjithshëm, madje e largoi edhe nga Elbasani ku ka qëne prej vitesh drejtues politik.

Lexo edhe :  Me targa të modifikuara dhe xhama të zinj, disa shoferë në pranga


Edhe Erjon Brace po ashtu ka shfaqur këto ditë pakënaqësi dhe ka hedhur shigjeta ndaj Ramës e kupolës së re tashmë në krye të PS dhe qeverisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas