Kreu i grupi socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla në një status në Facebook u shpreh se Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër. Balla shprehet më tej se ky rrjet ndihmon në mbrojtjen e privatësisë të secilit përdorues të internetit.
Pak minuta më vonë ka reaguar Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim e cila shprehet se ky është vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
Statusi i Ambasadores Kim:
Krenar që shohim Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
Proud to see Albania & others join the US in The Clean Network to protect their 5G networks from untrusted vendors. Important strategic decision to protect critical infrastructure. https://t.co/WQRPEMjLyR
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 12, 2020
Postimi i plotë i Ballës:
Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër
Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.
Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.