Aktualitet

Balla sulmon Bushatin: Fjalim patetik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 30/04/20 |
mapo.al

Në fjalën e sotme në Kuvend, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ngriti tonet ndaj kontratave koncesionare të qeverisë, të cilat sipas tij po bëhen me procedurë të përshpejtuar dhe pa garë.


Bushati u shpreh kundër kontratës koncesionare në Porto Romano.


Ai tha se qeveria duhet të ndahet me oligarkët. Në lidhje me këtë reagim, pas fjalës së tij, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se fjalimi i Bushatit ishte patetik, ndërsa e krahasoi me atë të ish-deputetes demokrat, Grida Duma.


“Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda”. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt.


Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që mu në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.

LEXO EDHE: 

Ditmir Bushati ngre tonet në Kuvend për lidhjet e qeverisë me oligarkët


Etiketa: , ,

Pas