Thursday, June 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Balla sulmon Metën: Ka për qëllim të sabotojë zgjedhjet e 25 prillit 

by mapo.al
27/10/2020
in Kryesore, Politika, Video
0

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Ilir Meta, akuzoi sot presidentin Ilir Meta se me kthimin e dekretit për Kodin Zgjedhor, tentoi të prishë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pas rrëzimit të dekretit të Metës nga komisioni parlamentar i ligjeve, Balla tha PS mirëpret opinionin e Venecias, por nuk ka kohë për të humbur pasi zgjedhjet po afrojnë.



“Duhet refuzuar përpjekja e Ilir Metës për të na futur në një spirale të rrezikshme. Ilir Meta ka mbajtur një pozicion ekstremist për të sabotuar zgjedhjet e 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur me aventurat e Metës“, u shpreh Balla.

Ai argumentoi se nxitimi për të mos pritur opinionin e Komisionit të Venecias lidhet me afatet kohore të pamjaftueshme, sipas tij, për të përgatitur infrastrukturën zgjedhore.

Deklarata e plotë e Ballës
Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion.

Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit.

Për shumicën Komisioni i Venecias gjithnjë është i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili do diskutohet nga të gjitha forcat politike me vëmendje dhe do adresohet edhe për çështje pas 25 prillit, por tani s’kemi kohë për të humbur, për të hyrë në një aventurë.

Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, biseda të drejtpërdrejta miqësore, pa dorashka, se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë kodin zgjedhor por ka për qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist, anti-shumicë dhe anti-parlament në këtë proces.

Kanë nevojë të kenë të shkruar e zezë në të bardhë ligjin zgjedhor. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë dhe një angazhim për identifikimin biometrik, koha është jashtëzakonisht e ngushtë. Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën i cili me gjithë këtë përpjekje që është botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar. 

Tags: Kodi ZgjedhorReforma ZgjedhoreTaulant BallaVideo

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Shembulli i Maqedonisë duhet marrë si model për demokracinë në Shqipëri dhe Kosovë

'Rama peng i krimit' - Biberaj: Kriza zgjidhet për 24 orë, mjafton të ftojmë popullin në protesta

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In