Aktualitet

Balla sulmon PD-LSI: Janë tradhtarë, nuk e meritojnë votën më 25 prill








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 20/01/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla shprehet se shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit 2021, përmes ndryshimeve kushtetuese të marra përsipër nga forca e tij politike, i është garantuar e drejta për të zgjedhur deputetin që duan.



Në një postim në “Facebook”, Balla e cilëson vendimin e opozitës për të djegur mandatet si akt tradhtie kundrejt zgjedhësve të tyre, dhe kjo është arsyeja kryesore sipas tij që nuk mund t’u besohet më vota.


Postimi i Taulant Ballës në “Facebook”:



Shqiptarëve në Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, përmes ndryshimeve kushtetuese, ju garantua e drejta për të zgjedhur qoftë forcën politike të cilës duan t’i besojnë qeverisjen e vendit, por gjithashtu të japin preferencën e tyre për deputetin që duan në Kuvend. Sot Partia Socialiste është e vetmja forcë e besueshme tek e cila shqiptarët mund të investojnë besimin e tyre.



Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë së udhëheqjes apo të kryetarit të partisë në përcaktimin e deputetëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament dhe lehtësimin e ndikimit të grupimeve partiake mbi komunitetet kur vjen puna te zgjedhja e individëve.


Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

Vota është ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, dy vite më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota.

Prandaj çdo votë për Lulin dhe Ilirin, Saliun dhe Monikën është votë e shkuar dëm.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas