Aktualitet

Balla: Të hetohet për videot që ka shpërndarë ish-deputetja e PD, Pampuri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 15/08/20 |
mapo.al

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri, e cila shprehet se në “shëndetësinë falas” të Edi Ramës, shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se gjatë këtyre 6 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me shpifjet, baltën dhe panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes.


Sipas Ballës, kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.


“Kjo “kasandër” ka publikuar sot një video-montazh, përmbajtja e së cilës duhet hetuar menjëherë nga organet ligjzbatuese, sepse në të shfaqen veprime të paligjshme. Hetimi duhet të jetë i shpejtë”, shkruan Balla.


Postimi i plotë i Taulant Ballës
Gjatë këtyre 6 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me shpifjet, baltën dhe panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes:

❌në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pafund pse Kryeministri u kërkon njërëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart;

❌më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH;

❌vetëasgjesimi i çdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore vijoi me akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë;

❌ kur Qeveria filloi lehtësimin e masave shtërnguese por me kujdesin e domosdoshëmpak nga pak, nga opozita vinin klithmat pse vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.

Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një politikë inati. Inat me kë? Me njerëzit, apo stafet mjekësore?

Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Eshtë një ish-deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”.

E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur njerëz me shëndet të plotë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtjesh të mëdha.

Kjo “kasandër” ka publikuar sot një video-montazh, përmbajtja e së cilës duhet hetuar menjëherë nga organet ligjzbatuese, sepse në të shfaqen veprime të paligjshme. Hetimi duhet të jetë i shpejtë.

Askush nuk duhet ta përdorë këtë flamë të paparë si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët, infermieret dhe stafet e tjera shëndetësore. 

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Pampuri publikon dëshmitë nga spitali COVID: Shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët


Etiketa: ,

Pas