Aktualitet

Balla: Vendimi i Apelit nuk i ka dhënë pafajësi Bashës, ka vonuar drejtësinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 14/05/20 |
mapo.al

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila dosjen e lobimit në SHBA, të Partisë Demokrarike dhe Lulzim Bashës, vendosi ta shqyrtojë në dhomën e këshillimit.


Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.


Sipas Ballës, Dosja kriminale “Basha 675 mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).


Balla thekson gjithashtu se faktet do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.


Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
👉dokumenti i parë (foto)

Click to access 6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
👉dokumenti i dytë (foto)

Click to access 6414-Supplemental-Statement-20171114-1.pdf

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
👉dokumenti i tretë (foto)

Click to access 6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas