Kongresi i Partisë Socialiste është përkufizuar si ditë feste në selinë rozë. Ai do të nisë punimet me përkujtimin e figurave të saj kryesore që kanë dhënë kontribut në 30 vite dhe më pas në pjesën e dytë do të prezantohet vizioni për Shqipërinë 2030 dhe objektivat për mandatin e radhës.
Detajet i bëri të ditura kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për gazetarët në selinë rozë.
Taulant Balla tha se Partia Socialiste s’i ka bërë kurrë dëm vendit, ndërsa deklaroi se duhet të krijojnë mundësi komunikimi me opozitën.
Numri dy i PS theksoi se Rama e ka shprehur gatishmërinë për një frymë të re me opozitën. “Në shtator, në kuvendin e ri duhet të kemi mundësi për të krijuar mundësi të reja komunikimi në funksion të disa reformat ë rëndësishme për ligje që kërkon 3/5 apo 2/3”, tha Balla.
“Nesër PS e Shqipërisë feston 30-vjetorin e saj dhe urimet nuk bëhen dot sot. Ky është një moment historik në rrugëtimin e PS që gjatë 30 viteve ka një kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit por ka investuar në favor të demokracisë dhe çuarjen përpara të ëndrrës së anëtarësimit në BE.
Pjesa e parë e kongresit do i dedikohet këtij rrugëtimi 30-vjeçar. Duke kontribuar tek PS të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri europiane., Do ketë përshëndetje dhe mesazhe. Në pjesën e dytë të kongresit do prezantojmë vizionin e Shqipërisë 2030 me një prezantim të përmbledhur të objektivave për mandatin e radhës qeverisës.
Në shtator mblidhet Kuvendi i ri dhe qeveria do prezantojë programin e saj në kuvend. Analiza dhe reformimi i PS nga niveli i bazë. Duhet ta nënvizoj, ndoshta në dy palë zgjedhjet e kaluara, ne nuk kemi bërë një analizë të duhur dhe të thellë për të kuptuar se në cilën pjesë nuk kemi funksionuar si duhet për të parë ku duhet të përmirësohemi.
Ne po i japim vetes kaq shumë kohë. Procesi fillon prej 15 qershorit për të garantuar që pranverën e vitit 2022 e gjithë struktura e PS t’i përgjigjet kryeministrit dhe kryesisë. Tashmë një leksion e kanë mësuar të gjithë, edhe fituesit edhe humbësit e Shqupit që nëse do të fitoësh një palë zgjedhje, përgatitjet fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve të para.
Janë disa faza. Nesër do vënë në dispozicion dokumentacionin që do miratojë progresi, PS është parti me shumë rregulla dhe respektimi i këtyre rregullave na bën të kuptojmë si po ecim. Kongresi do miratojë analizën dhe riorganizimin dhe fazë pas faze, shkojmë te kryesia e partisë.
Çdo gjë do jetë fazë pas faze. Çdo anëtar është delegate kongresi. Nesër ka festë dhe pjesën e parë si një rikujtim i vlerave dhe atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike. Nuk ka një forcë tjetër politike në vend që në 30 vite të mos ketë një kontribut politik.
Ajo që dua të them dhe po e nënvizoj. Ka një rëndësi fjala e kryetarit Rama që lidhet me vizionin tonë “Shqipëria 2030” dhe organin qeverisës për mandatin tonë të ri. Një parti politike si e jona hyn në zgjedhje për të fituar.
Fokusi do jetë te programi qeverisës dhe shprehja e vullnetit tonë. Të krijojmë një mundësi komunikimi me opozitën, PD-në në favor të vendit. Ky proces që çon në anëtarësimin në BE kërkon më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët.
Rama e ka shprehur gatishmërinë për një frymë të re me opozitën. Në shtator, në kuvendin e ri duhet të kemi mundësi për të krijuar mundësi të reja komunikimi në funksion të disa reforma të rëndësishme për ligje që kërkon 3/5 apo 2/3. Ne i kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështje ku kemi darkordësi me PD, kujtoj këtu disa reforma politike që edhe vetë Basha që do mesa duket do rizgjidhet prapë, do të ulet në tavolinë”, u shpreh Balla.