Kryesore

Ballkani vatra e nxehtë, shifra të larta të koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 04/08/20 |
mapo.al

Shfra të larta infektimi dhe viktimash në vendet e Ballkanit Perëndimor si Bosnje, Serbi dhe Kroaci.


Në 24 orët e fundit, Serbia regjistroi edhe shtatë raste të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.


Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga 9,590 njerëz të testuar, 287 ishin pozitivë.


Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në respiratorë janë 143 pacientë.


Që nga muaji mars në Serbi është raportuar për 26,738 raste të të infektuarve me koronavirus, dhe gjithsej 605 vdekje.

Në Kroaci, vend anëtar i Bashkimit Evropian, në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 24 raste të të infektuarve me virusin SARS-CoV-2, ndërsa një person ka vdekur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 154.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kroaci janë regjistruar 5,318 raste të të infektuarve, nga të cilët 4517 janë shëruar. Raste aktive janë 647.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas institucioneve shëndetësore, 11 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 399 raste të reja të të infektuarve./REL/

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas