Që në 28 qershorin e vitit 1914, me vrasjen në Sarajevë të Princit trashëgimtar të Perandorisë Austro-Hungareze, e pra me fillimin e Luftës së Parë Botërore, mosqetësia e Ballkanit nuk ka të sosur. Edhe në vitin e largët 1914, kjo pjesë e Europës vinte pas disa Luftërave Ballkanike dhe disa kongresesh e konferencash, të pasakta dhe të pasuksesshme në kohëzgjatje të Paqes, sepse ndarjet dhe rishikimet e kufijve, pasqyronin vetëm raportin e Forcës së asaj kohe, dhe jo të Vërtetën e trojeve dhe popujve që jetonin në to.
Pothuajse në asnjë zonë tjetër të Europës nuk ka pasur dhe me sa duket nuk ka, një shkarkues të pazakontë të tensioneve etnike, që në të vërtetë, është edhe një përplasje e Perëndimit latin dhe anglo-sakson, nga njëra anë dhe Lindja sllave dhe ortodokse, nga ana tjetër. Me ndryshimet kulturore përkatëse dhe mbi të gjitha me interesa, shpesh të kundërta dhe në ballafaqim të hapur.
Mbas Luftës së Parë Botërore, ku Ballkani ishte një teatër i rreptë, edhe Lufta e Dytë Botërore, përsëriti të njëjtën skemë. Pushtim të Shqipërisë dhe Greqisë, pushtim të Jugosllavisë, krijim shtetesh të reja disamujore mbi bazat e çështjeve të pazgjidhura etnike, depërtim i komunizmit, si formulë e zgjidhjes së përhershme të konflikteve etnike dhe sociale, luftëra etnike të pastra për territore imagjinare ose reale në kuadrin e Luftës së Madhe dhe përsëri një tension i pazakontë Lindje-Perëndim, që fillonte me zbarkimin britanik në brigjet greke, e i pandërprerë deri në ditët tona.
Nëse mbas rënies së Murit të Berlinit, në 1990, shumë shtete, satelite të sforcuara dhe të shtypura të ish-Bashkimit Sovjetik, si Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, u thithën me dëshirë në orbitën Perëndimore, Ballkani Perëndimor, e sidomos ish-Jugosllavia, shpërtheu në një Luftë të re, që krijoi edhe shtete të reja: Kroacinë, Serbinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Kosovën. Një shpërbërje e përgjakur dhe brutale sa më s’ka.
Në vitin 1999 kulmoi masakra dhe Lufta e Kosovës dhe në vitin 2001, lufta në FYROM, apo në Maqedoni.
Sot pra, pothuaj 15 vjet pas kësaj Lufte Nënë, të ish-Jugosllavisë, plot e përplot me luftëra më të vogla, Ballkani mbetet përsëri i pasigurt në shumë rrafshe. I pasigurt dhe me shenja të dukshme të sëmundjeve të vjetra, me pasoja tronditëse.
Dhe për habi, sot, Rusia e rilindur si fuqi ushtarake dhe jo vetëm, e drejtuar me dorë të hekurt nga Vladimir Putini, sidomos mbas krizës së keqadministruar të Ukrainës, nga të gjitha palët (simbas Tony Blair), sot pra, kjo Rusi e rilindur, duke shfrytëzuar një dobësi të vëmendjes por edhe të burimeve të zbehura ekonomike të Bashkimit Europian në krizë, ka depërtuar dhe po depërton ditë pas dite dhe në mënyrë të suksesshme, në Ballkanin e brishtë.
Si një alternativë tërheqëse e vërtetë, apo si një instrument i besueshëm presioni ndaj Perëndimit, kjo ka pak rëndësi.
Kartolina e 9 Majit në Moskë, me rastin e Paradës Spektakolare të 70-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste, ishte dhe mbetet emblematike. Në mungesë të plotë të lidershipit europiano- perëndimor në tribunën putiniane, aty, nga niveli më i lartë, gjendeshin vetëm grekët, të përfaqësuar nga Tsipras, maqedonasit, të përfaqësuar nga Presidenti i tyre dhe trupat ushtarake elitë dhe presidenti Nikoliç nga ana e Serbisë. Kjo kartolinë ku mungonte jo rastësisht dhe pra, krejt qëllimisht në gjuhësinë gjeopolitike, Cameron, Hollande, Merkel apo Matteo Renzi, ishin të pranishëm personalitetet e rangut më të lartë të Fqinjëve tanë ballkanas.
Por çfarë kanë të përbashkët sot, Serbia, Maqedonia dhe Greqia, kjo e fundit anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, me kinezët, kubanët, apo indianët, që shoqëronin Putinin në Moskë?
Padyshim e në radhë të parë, vullnetin për të shprehur hapur, pa droje dhe gjeopolitikisht, një mosbesim të përforcuar ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ose sepse janë shumë të mëdhenj ose sepse ndjehen shumë të vegjël.
Kina dhe India, padyshim që janë shtete të mëdha dhe nuk bëjnë pjesë në asnjë orbitë, kanë pra luksin të flirtojnë me të gjitha palët, ashtu si ua do interesi i tyre, ekonomik apo gjeopolitik.
Po Greqia?
Tsipras mendon se duke bërë këtë lloj presioni gjeopolitik, disi figurativ dhe deklarativ, do të mundë të marrë koncesione ekonomike, në lidhje me borxhin e stërmadh që shteti helen ka grumbulluar në vite. Një logjikë racionale pra, ndonëse askush nuk e di se sa fitimprurëse mund të jetë kjo përzgjedhje në aktin e vet të fundit.
Maqedonia dhe Serbia, përpos halleve ekonomike, padyshim që parapëlqejnë të lëvizin në dy orbita njëherësh, që të bëhen më interesantë, që të përfitojnë grante sa më të majme ekonomike nga Bashkimi Europian dhe të kenë një aleancë gjeopolitike rezervë, për “hallet e tyre”të sotme apo të nesërme me shqiptarët.
Sepse dihet se Rusia, as nuk e ka njohur dhe as nuk do ta njohë ndonjëherë Republikën e Kosovës, ashtu si edhe Greqia. Dhe kjo nuk është thjesht një rastësi.
Greqia nga ana e vet, nuk e ka fshehur asnjëherë në vite “xhelozinë” e saj, ndaj Turqisë dhe politikave “speciale” amerikane ndaj saj në Rajon, por së fundi edhe ndaj rritjes eksponenciale të faktorit shqiptar në Ballkan.
Në fjalën e tij të 9 Majit, Vladimir Putin, verbalizoi qartë dhe pa komplekse doktrinën e tij, për një Botë jo më, Një-Polare, e pra, për një Botë, jo më, vetëm me një Superfuqi të vetme: Shtetet e Bashkuara. Ndoshta ambicia e tij e pafshehur është rikthimi në superfuqi i Rusisë së sotme.
Me këtë mund të bjerë dakord me të drejtat e ambiciet e veta, opinion publik rus, Republika Popullore e Kinës apo India, por si mundet të bjerë dakord Greqia? Tashmë e rreshtuar në Polin Perëndimor, sot fitues?
Po Serbia apo Maqedonia, aplikantë të zellshëm për anëtarësimin dhe grantet financiare antikrizë të Bashkimit Europian?
Për të zbritur në rrafshin tonë, të interesave tona të drejtpërdrejta gjeopolitike, Rilindja e fuqisë ushtarake dhe ekonomike e Rusisë, aleancat e saja të forta taktike me Kinën dhe Indinë, në kërkim të Polit të Dytë Gjeopolitik Botëror, reagimi muskuloz putinian në çështjen e Ukrainës, janë një udhërrëfyes që Ballkani, mund të kthehet sërish në një “Laborator Gjeopolitik”, ku të shkarkohen tensionet e larta gjeopolitike të Blloqeve të Reja dhe me interesat e tyre përkatëse.
Ndoshta në një ballafaqim të ri.
Greqia, Serbia dhe Maqedonia, për interesat e tyre dhe pa dashur t’i paragjykojmë, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj analize, kanë përzgjedhur të kenë në platformën e tyre, një “Rrugë rezervë” drejt Lindjes, e pra Moskës së sotshme, të fortë dhe ambicioze.
Ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë zgjedhur një rrugë të vetme, Perëndimin. Sepse ky është vullneti i popujve të tyre dhe kjo është rruga që historikisht përmbush interesat e nëpërkëmbura gjeopolitike dhe jo vetëm, të shqiptarëve. Dhe këtu nuk po flasim as për nacionalizëm dhe as për realitete imagjinare.
Kjo nuk mund të lexohet as si dobësi dhe as si dogmatizëm gjeopolitik, pavarësisht belbëzimeve të shumta, të të paditurve të shumtë, që marrin guximin të flasin, për këto dimensione gjeopolitike në Shqipëri.
Ngjarjet e Kumanovës dhe antimitingu, jo rastësisht edhe me flamuj serbë, i kryeministrit Gruevski, janë alarmuese dhe jo të shkëputura nga fusha globale e shahut gjeopolitik botëror.
Alarmizmi publik i paradoditshëm, i kryeministrit serb Daçiç, për një spirale destabilizuese në Ballkan, nuk është një alarm as retorik dhe as fals. Porse një shqetësim real.
Tensionet e Athinës dhe sulmet ndaj kryeministrit shqiptar aktual, duke e vizatuar atë, në mënyrë tendencioze si nacionalist shqiptar apo si filo-turk, për çështjen e rezervave kolosale të naftës për shembull, që “de facto” janë zbuluar nga satelitët, në ujërat tona territoriale, nuk janë edhe ato pa një lidhje.
Sepse sa herë një kryeministër shqiptar bën qoftë edhe një metër përpara në mbrojtje të interesave të vendit të vet, etiketat janë të gatshme dhe kompleksuese. Hiqen nga Berisha dhe i vendosen Ramës dhe do të hiqen nga Rama, për t’u ruajtur për kryeministrin e nesërm. Duke krijuar apo kushtëzuar një kulturë mediatike dhe të opinionit, në Shqipëri, që sheh me mikroskop paragjykues çdo fjalë dhe çdo gërmë të natyrës gjeopolitike. E cila ka kodet dhe fjalorin e vet specifik. Demek në të gjitha rastet e huazuar nga “streha e horrave dhe e maskarenjve” të nacionalizmit fals.
Ballkani po tronditet. Sepse është i brishtë dhe me plot çështje të pazgjidhura ndëretnike, të vjetra dhe të reja, ku shqiptarët janë gjithkund palë.
Palët, me sa duket dhe po duket përherë e më mirë, po rishikojnë vijat e forcës dhe kolaudimin e ri, të aleancave të reja gjeopolitike.
Përveç Shqipërisë dhe Kosovës. Por e gjithë kjo nuk kalon pa pasoja. Pasoja të të gjitha llojeve.
Sepse ndoshta rasti i Kumanovës është vetëm Fillimi.
Shenjat e lishonet kane qene aty, hipotekat e vjetra po aty. Sinoret te gjithe i levizin sipas interesave duke provokuar e kafshuar e gjakosur. Sfida eshte per te gjithe e ndertuar ne projekte qitapesh urrejtjesh e interesash, e maska ska me vlere, e gjuha eshte e mbushur plot diversion shantazhi. Luhet me sovranitetin, luhet me itigritetin, luhet me egzistencen. Dhe cdo gje eshte ceshtje kohe. Dhe nuk eshte koha me tjerr retorike po me be politike e strategji e duke terhequr mendimin e profesionistev. Eshte koha sic beri Helmut Kohli pa u ndi e pa be za dhe beri Gjermanine. Ballkani eshte nje bombe me sahat, Ballkani eshte nje fushe e minuar, Ballkani eshte nje fitil i ndezur e pritet vetem eksplozivi te shpertheje. Balkani eshte nje atlas urrejtje ku perplasen kulturat, interesat, dhe ashtu sic thote z. Xheji eshte kufiri ku perplaset qyteterimi sllav dhe ai latin. Kriza politike, kriza ekonomike, provokimi i tensioneve etnike paguhen me nje cmim te pergjakshem dhe shqiptaret duhet te jene te pergatitur e politika duhet te beje detyren e saj: Te bej POLITIKE. Eshte nje shkrim i shkruar esell e i kthjellet, ku nuk lene shteg per arratisje iluzionesh te genjeshtra; ku lufta e kulturave eshte ne zenit e po rrjedh gjak. Eshte kohe krize dhe uroj qe kryeministri ta menaxhoje duke formatuar ministrite kyce per ti dhene impulse e dimiensionin e vertete realitetit e jo per te nenvlehtesuar ballkanin.
Ndonese keritikon me te drejte Zheji mendesine per te atakuar me te pa drejte cdo politikan qe perpiqet te mbroje interesat e Shqiperise, e mbyll shkrimin e tij me nje te pavertete qe e mbeshtet idene e Rames qe historia e Shqiperise apo e Ballkanit po fillon me te.
Eshte jashte cdo realiteti te thuash se rasti i Kumanoves eshte vetem fillimi.
Kumanova thjeshte eshte nje tregues se Ballkani vazhdon te jete i tensionuar i nxitur nga konfliktet ideollogjike, fetare, etnike e gjeopolitike.
Ka sigurisht shkaqe te konfliktit te mbrendshem politik ne Maqedoni, . qe kane ndikuar te ndodhte ajo qe ndodhi ne Kumanove, por ka indicie se interesi per te ndodhur kjo ngjarje i ka kufijte edhe jashte Ballkanit e qe shkon deri tek deshira e Putinit per te mbajtur ai monopolin e gazit ne Europe.
Eshte rubineti i gazit qe e komandon ai e qe ka aq nevoje Europa, qe e trimeroi te bente ate qe beri ne Krime e qe po ben ne Ukrainen lindore, e po i trazon ujrat edhe ne Ballkan.
Por keto do te ishte naive te pretendonim se filluan me ardhjen ne pushtet te Edi Rames ne Shqiperi.
Per fat te keq, Europa nga shkaku i energjise se gazit, nje pjese te madhe te se ciles e mer nga Rusia, ka mbajtur nje qendrim disi te dyshimte e te pavendosur perballe trimerimit te Putinit.
Desha te citoja vetem disa fjale te z. Zhei ne kete artikull ideal qe me pake fjale i bene nje “radiografi” te qarte realitetit ballkanik dhe rolit konflikt nxites te Rusise ne rajonin tone qe nga nje pjese obskurante e shoqerise shqiptare gjykohet me kutin fondomentalist fetar ku Turqia muslimane portretizohet si armike e shqiptareve, kurse Rusia dhe Sllavizmi, si viktima te propagantes turke. Mjere shqiptaret per keto pjella mercenaresh qe nuk e shofin dote ne sy realitetin e dhimbshem antishqiptar qe po ngrihet ngado nga shtetet fqinje me Shqiperine.
Zhei: ” Kjo nuk mund të lexohet as si dobësi dhe as si dogmatizëm gjeopolitik, pavarësisht belbëzimeve të shumta, të të paditurve të shumtë, që marrin guximin të flasin, për këto dimensione gjeopolitike në Shqipëri”.
Fatkeqesishte ne Shqiperine tone te munduar ka shume belbezues te paditur qe marin guximin dhe flasin per keto dimesjone gjeopolitike dhe njeri nga keta belbezues dogmatik, eshte dhe kryetari i partise fetare Demoni Kristian Jezuit dhe lukunia neojezuite qe i vjene nga mbrapa ketij belbezuesi injorant qe prej kohesh provokon shqiptaret me islamofobin e tij raciste. Keta dogmaxhinje belbezues te paditur nuk e shofin rezikun tek ifluenca Ruse qe po perhapet frikshem gjithandej Ballkanit , por e shikoin tek Turqia muslimane qe eshte nje nga aleatet tona me te mira dhe e vetmia ne rajonin tone qe mund te na mbeshteti moralisht, ushtarakisht dhe financiarisht, ne nje lufte ballkanike qe mund te plasi neser e nxitur nga Rusia dhe qente e tyre sllave.
Ky eshte realiteti i dhembshem shqiptare qe historikisht i ka sjelle demin me te madhe shqiptareve dhe kombit te tyre. Fatkeqesisht kemi shume belbezues dhe te paditur qe marin guximin te flasin per “dimesjone gjeopolitike” dhe me nje lukuni te tille dogmaxhinjesh injorante islamofobe, nuk beim dote nje fshat, jo te beim nje kombe te tere sic pretendoim.
Ndersa Shqiperia dhe Kosova thote autori,kane zgjedhur perendimin.
Zheji na shitet sot si handikap,kurse Zheji i djeshem prezantohesh me ate,qe shqiperia dhe kosova i kane zgjatur gavetat e ndihmave ekonomike te zhvillimit nga perendimi,kurse shpirtin dhe zemrat,nga islami i anadollit,qe ndihmat i jep per xhami dhe drejtime te tjera islamike.Per te vazhduar pushtimin dhe ripushtimin osman,mbas tij rexhepi menjehere dergoi ne arnautistan kryetarin e parlamentit turk.
Tu thafte goja o kryeveziri yne,qe asnje shkolle te vetme nuk i kerkove vllait te madh Rexhep per mbi 5milion shqiptare qe jane nen sundimin e turkut