Aktualitet

Ballsh/ Bllokohen 550 ton naftë, cilësia jashtë parametrave






               Publikuar në : 11:56 - 21/08/19 |
mapo.al

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka bllokuar sot 550 ton naftë në Ballsh. Ky akt vjen në kuadër të luftës kundër informalitetit. Sipas ministrisë, sasia e bllokuar nuk kishte parametra e duhura për treg.


“Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është”, tha Balluku.

 

 

 


Etiketa: , ,

Pas