Aktualitet

Balluku: Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik, lehtësohet trafiku














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 26/05/21 |
mapo.al

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku tha se bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik.






Hapja e këtij segmenti do të bëhet në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.


 







“Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.



Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit.

Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë. Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik“, tha Balluku.

1


Etiketa: , , ,

Pas