Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Ky sezon veror, pa problematika

Sipas ministres, deri më tani janë realizuar 34% e punimeve, ndërsa aktualisht po punohet në katër fronte

by us er2
14/05/2022
in Arkiva 2
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat vijojnë në të gjithë gjatësinë e tij. Në zonën e Orikumit, ku edhe nis ky aks, janë duke u hedhur shtresat asfaltike për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që edhe në zonën e Dukatit, punimet nuk do të krijojnë shqetësime për drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt bregdetit të jugut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptare, Evis Berberi inspektuan nga afër punimet. Deri më tani janë realizuar 34% e punimeve, ndërsa aktualisht po punohet në katër fronte.



Drejtori i ARRSH bëri të ditur detaje sa i takon ritmit të punimeve.

“Jemi duke punuar paralelisht në 4 fronte, pasi për përshpejtim punimesh kemi zgjedhur që ta ndajmë këtë segment në katër segmente më të vogla, në mënyrë të tillë që të punojmë paralelisht në disa fronte. Kemi pasur tipologji të ndryshme punimesh. Deri më tani kemi arritur në 34% të punimeve të ndërtimit të kësaj kontrate. Parashikimet janë të mira. Jemi duke ecur me ritme të kënaqshme dhe besojmë që për sezonin veror do të kemi të paktën kilometrat e para të asfaltuara deri në daljen e kthesës së gjurmës së re”, deklaroi Berberi.

Ministrja Balluku kërkoi që punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të mos krijojnë pengesa për qarkullimin e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku pritet nje fluks i lartë pushuesish vendas dhe te huaj. Balluku tha se po ashtu gjatë fundjavës, kur fluksi i automjeteve që i drejtohen bregdetit të jugut është më i lartë, duhet të evitohen punimet të cilat mund të krijojnë trafik të automjeteve.

“Nuk duhet të harrojmë që në sezonin e verës ne kemi problematikën e trafikut të rënduar dhe sigurisht nuk duam që të shqetësojmë të gjithë shoferët edhe të gjithë vizitorët. Kështu që gjatë sezonit veror përsa i përket kësaj vepre do të punohet vetëm në gjurmën e re, pra vetëm në ndjekjen e shtratit të lumit edhe në 3 kantieret e tjera që janë funksionale”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se bypass-i i Vlorës, si dhe segmentet e aksit Orikum-Dukat, që janë pjesë e rrugës ekzistuese, duhet të jenë gati dhe të hapura për qarkullimin e automjeteve me fillimin e sezonit turistik.

“Në këto momente jemi duke ecur shpejt për të mbyllur me shtresën e konglomeratit deri në fillimin e pjesës së gjurmës së re, që siç the, ndjek gjurmën e lumit, pra shtratin e lumit. Të gjitha këto së bashku, pra bypassi i Vlorës, pjesa e gjurmës që ne po inspektojmë sot edhe ai bypassimi i vogël që kemi bërë në hyrje të tubave të tunelit, do të jenë të gjitha gati për të qenë në përdorim të qytetarëve dhe të vizitorëve të jugut duke filluar nga java e parë e korrikut”, u shpreh Balluku.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e kompanisë garantuan se gjatë sezonit punimet e Orikum-Dukat do të fokusohen tek gjurma duke mos krijuar kështu asnjë problematikë për qarkullimin e automjeteve.

Tags: ARRSHBalluku

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
Arkiva 2

25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë

28/03/2023
25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Next Post
I riu që tentoi të hynte në Kryeministri, është koordinator i PS Durrës

I riu që tentoi të hynte në Kryeministri, është koordinator i PS Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In