Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Balluku në Konferencën e Nivelit të Lartë në Transport, dy diskutimet kryesore

by mapo.al
24/10/2021
in Aktualitet, Politika
0

Në Mal të Zi u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë në Transport, me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Transportit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, duke pasur në fokus bashkëpunimin mes vendeve të rajonit sa i takon përmirësimit të transportit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në këtë Konferencë, tha se ky është një tjetër hap i bashkëpunimit rajonal, i cili mbështetet në projekte konkrete, dhe të përbashkëta mes vendeve.



“Kemi folur sot konkretisht për sigurinë rrugore, për kufijtë të cilët duhet të përpunohen në mënyrë të përbashkët, pasi nuk mjafton vetëm infrastruktura të jetë më e mirë, por duhet patjetër që edhe radhët në kufij të mos ekzistojnë më, pra kalimi i qytetarëve apo edhe i mallrave të jetë i pandërprerë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Balluku.

Me prezencën e përfaqësuesve të Komisionit Europian në tryezë kemi arritur që të diskutojmë çështje që janë serioze për të gjitha vendet tona, theksoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke u ndalur tek dy projekte të rëndësishme siç është Korridori VIII dhe projekti për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi përmes linjës hekurudhore Vorë-Hani I Hotit.

“Kemi arritur ta adresojmë gjithçka që duhet zgjidhur në të ardhmen dhe sigurisht kemi folur për të gjithë projektet tona kaq të rëndësishme siç është korridori i 8-të apo siç është dhe lidhja e Shqipërisë përmes hekurudhës Vorë-Hani i Hotit me Malin e Zi duke u bërë kështu pjesë e korridorit të 10-të. Në të ardhmen ne do të kemi edhe takime të tjera, do të ulemi në tryezë për të biseduar gjithçka e cila kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, por intensifikimi i këtyre takimeve, kontakti që ne kemi brenda ministrive të të gjithë rajonit, por sidomos mbështetja nga Bashkimi Europian do të jenë kruçale në zgjidhjen e çdo problematike dhe të investimeve të së ardhmes”, nënvizoi Balluku.

Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit u shpreh se ishte një Konferencë që tregoi që shumë progres është bërë, por edhe sfidat që paraqiten para.

Për Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Lirbun Aliu, Konferenca të ngjashme kanë një rol jashtëzakonisht pozitiv për shkak se shtojnë komunikimin e vendeve dhe normalizojnë situatën e krijimit të korridoreve të reja.

“Po flasim për hekurudhën e re që do të lidhë linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe që do të shkojë më tutje në Podgoricë e tej, do ta lidhë edhe me korridorin 10 përmes Prishtinës. Në këtë pikë edhe me ministren Balluku e kemi përmendur këtu në konferencën e sotme, do të bëjmë shpejt një memorandum të mirëkuptimit me të cilin do të fillojmë me projektin e parë për hapat e parë që janë që ka të bëjë me studimin e pre fizibilitetit i cili pastaj do të pasohet me projekte, me hapa të tjerë të projekteve dhe të realizimit të kësaj linje”, deklaroi Aliu.

Tags: Ballukukonferencasiguria rrugoretransporti

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Grabitja në Nikël, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin

Grabitja në Nikël, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In