Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Balluku: Në nëntor nisin punimet për aeroportin e Vlorës, më i madhi në vend

by mapo.al
26/08/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisë nga puna në muajin nëntor. Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një takimi me drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit Civil. Balluku deklaroi se përveç aviacionit dhe transportit të pasagjerëve, ky aeroport do të mbulojë edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve.

“Besoj se kush punon në aviacion nuk punon vetëm për një pagë. Në këtë sallë na bashkon pasioni dhe dashuria për aviacionin. Fakti që hapëm aeroportin e Kukësit. Ne ndërkohë që pandemia nuk kishte fund kishim nisur një garë ndërkombëtare për aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Vlorës, porta për në jug të vendit.

Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve. Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri. Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, u shpreh Balluku.

Ajo deklaroi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Shqipëri duke vënë theksin në rëndësinë e aviacionit civili.

“E njoh mirë këtë fushë dhe jam krenare që vij nga kjo fushë. Pandemia ka treguar se askush nuk është i paprekshëm nga ngjarje të paparashikueshme. Fatkeqësisht u vumë të gjithë në sprovë, e cila krijoi problematika jo të vogla dhe na tregoi sa e vështirë është të përballesh me mungesën e aviacionit. Të gjithë kuptuan rëndësinë.

E pamë me sytë tanë si është të mos ketë më aviacion se çdo të thotë që shtetet të mos lidhen mes tyre përmes ajrit dhe ç’do të thotë që pajisjet fluturuese të qëndrojnë në tokë. E kemi ndjerë këtë periudhë shumë. Sot të ulur në këtë tryezë.

Kemi arritur ta hapim vendin tonë gjatë këtij sezoni. Trafiku ajror ka tejkaluar edhe nivelet që kemi pasur. Kjo na bën shpresëplotë se duke punuar bashkë mund të arrijmë në nivelet ku ishim më parë. Kjo nuk na bën të harrojmë ato me të cilat u përballëm dhe vështirësitë duke nisur nga humbjet e mëdha në këtë fushë dhe impaktin në burimet tona njerëzore”, tha ajo.

Tags: aeroporti i VlorësBelinda Balluku

JU SUGJEROJME

Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Aktualitet

Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona

10/06/2022
Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes
Aktualitet

Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes

10/06/2022
Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik
Aktualitet

Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik

10/06/2022
Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë
Bota

Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë

10/06/2022
Next Post
Me shpejtësi deri në 174 km/h dhe në efektin e alkoolit, arrestohen 7 shoferë

Me shpejtësi deri në 174 km/h dhe në efektin e alkoolit, arrestohen 7 shoferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona
  • Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes
  • Shqipëria humbet përballë Izraelit
  • Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik
  • Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In