Aktualitet

Balluku sqaron procedurat e reja për riatdhesimet (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 03/05/20 |
mapo.al

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi sot se të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen në atdhe prej datës 4 maj, do të vetëkarantinohen në hotele ose në banesat e tyre për 14 ditë.


Balluku tha se banorët që jetojnë në zonat e gjelbërta do të karantinohen në hotele, ndërsa ata që jetojnë në zonat e tjera do të karantinohen në shtëpitë e tyre.


Sipas ministres së Infrastrukturës, çdo qytetar ka të detyrueshme të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, ku përfshihet adresa e saktë dhe do të mbajnë përgjegjësi ligjore.


Qytetarët që do të qëndrojnë në hotele do të paguajnë vetëm tarifën prej 7 eurosh për ushqimin”, tha Balluku. Në mesazhin e saj, Balluku ka kërkuar vëmendje ndaj qytetarëve që kërkojnë riatdhesimet, duke respektuar masat.




Etiketa: , , ,

Pas