Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Balluku tregon familjet që mund t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë, për familjet që harxhojnë shumë energji elektrike

by us er1
26/05/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrat kanë dalë para mediave për të komunikuar vendimet e marra dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë, për familjet që harxhojnë shumë energji elektrike.

“Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar. Do të aplikojmë të njëjtin çmim, por nëse fasha do të jetë deri në 800 do të bëjmë analizat e duhur. Kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kw harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike”, tha Balluku.

Ministrja foli më tej për dy VKM të miratuara, që kishin të bënin me sektorin minerar dhe aksin rrugor Thumanë-Kashar.

“Është vërejtur interes i madh nga investitorët e huaj në sektorin minerar. Do të dëshiroja të ndaja edhe një projekt-vendim të rëndësishëm është ai që i hap rrugë për projektimin dhe ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në janar, kjo kontratë e lidhur në bazë të instrumentit të partneritetit privat dhe publik u anulua. I jemi kthyer kësaj kontrate duke qenë se shkojmë në parametra të rinj. Shteti nuk investon. Konsorsiumi do të investojë dhe do ta transferojë pas 35 vjetësh në pronësi të shtetit shqiptar. Kjo është bërë në një proces negocimi dhe nuk duhet harruar që kjo është një nga pjesët e rëndësishme të korridorit blu. Ne shpresojmë t’i hapim të gjitha lotët në 2022”, u shpreh ministrja Balluku.

Tags: Belinda Ballukuenergjia elektrikefamilje

JU SUGJEROJME

RENA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të shpallurit në kërkim
Aktualitet

RENEA “blindon” Shkodrën, kontrolle për kapjen e “të fortëve”

10/06/2022
Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
Bota

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

10/06/2022
Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Izrael
Aktualitet

Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Izrael

10/06/2022
Kombëtarja blindon Tiranën, 1300 policë për të ruajtur Izraelin
Aktualitet

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Izraelit

10/06/2022
Next Post
Bandat shqiptare, kanabis në ambiente të mbyllura për të shmangur zbulimin

Bandat shqiptare, kanabis në ambiente të mbyllura për të shmangur zbulimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • RENEA “blindon” Shkodrën, kontrolle për kapjen e “të fortëve”
  • Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
  • Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Izrael
  • Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Izraelit
  • Përgjimet e anti-mafias zbulojnë si mashtronin mjekët për të përfituar para dhe seks



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In