Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Balluku vizitë zyrtare në Athinë: Angazhim për të çuar përpara projektet e përbashkëta

by mapo.al
13/01/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku pati takime të veçanta me Ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas, Ministrin për Infrastrukturën dhe Transportin, Kostas Karamanlis dhe zëvendësministrin e Jashtëm për Çështjet Ekonomike, Kostas Fragogiannis.

Në një prononcim për mediat, pas takimeve të zhvilluara, Ministrja Balluku bëri të ditur se diskutimet u përqendruan mbi çështje konkrete të cilat do të jenë pjesë e axhendës së punës mes të dyja vendeve për të çuar përpara projektet e përbashkëta.

Në takimin e zhvilluar me Ministrin e Energjisë dhe Ambientit në Qeverinë Greke, është diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, e veçanërisht sa i takon shkëmbimit të energjisë mes dy vendeve.

“Shqipëria dhe Greqia janë të lidhur ngushtësisht përmes një linje moderne të interkonjeksionit, e cila mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet tona, ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata të cilat do të kenë një çmim shumë më të mirë nga ai i tregut. Gjithashtu, diksutuam për asistencën teknike që ne mund të marrim nga Ministria e Energjisë dhe Ambientit greke përsa i përket çështjes së krijimit të baterive, të magazinimit të energjisë, që është një nga çështjet më të rëndësishme dhe iniciativat më përparimtare që Bashkimi Europian po shtyn përpara në këto momente”, nënvizoi Balluku.

Ndërsa në takimin e zhvilluar me Kostas Karamanlis, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, në fokus ishin dy projektet infrastrukturore të cilat lidhin dy vendet, Korridori Blu dhe linja hekurudhore që do te kalojë nga Pogradeci deri në daljen e Jeropigjisë në Greqi. Lidhur me këtë projekt, Balluku tha se së bashku me homologun grek shumë shpejt do të nënshkruajnë edhe një memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

“Në ditët në vijim ne do të firmosim një memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimit përsa i përket një projekti të përbashkët, projekt i cili lidh dy shtetet tona përmes hekurudhës. Hekurudhës që duhet të ndërtohet nga Pogradeci deri në daljen e Jeropigjisë përsa i përket tokës greke duke e lidhur atë me qytetin e Kastorias. Folëm gjithashtu për projektin e madh ndëreuropian të Korridorit Blu, të cilin Qeveria Shqiptare e ka nisur në Mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë u shty në kohë dhe tani është koha e duhur për ne që ta nisim këtë projekt dhe një herë nga e para, por është dhe momenti kur shteti grek po nis pjesën e cila do të lidhë autostradën joniane, atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se këto projekte ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të dyja vendeve, teksa ka shprehur angazhimin për t’i çuar përpara këto inciativa.

JU SUGJEROJME

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
Bota

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse

17/05/2022
Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

17/05/2022
Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
Bota

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

17/05/2022
Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Next Post
Ish kryeministri Sali Berisha merret në pyetje nga prokuroria për dhunën gjatë protestës në fundjavë

Ish kryeministri Sali Berisha merret në pyetje nga prokuroria për dhunën gjatë protestës në fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tatimet: 100 më të pasurit e Shqipërisë, të parët që do të hetohen
  • Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In