Në një intervistë për news 24 ish-Presidenti Bamir Topi foli ndër të tjera edhe për dekoratat që po jep Presidenti Meta dhe sulmet e kryeministrit Rama.
“Është e drejtë ekskluzive e presidentit që të bëjë dekorimet.
Në linjën e dekorimeve ka natyra të ndryshme. Një pjesë e dekorimeve vijnë nga institucionet e tjera.
Për artistë, sportistë, është dikasteri përkatës. Por kjo nuk ia heq të drejtën presidentit kur ai do që të dekorojë një figurë të caktuar.
Nuk futem në bindjen e presidentit për të dekoruar një figurë të caktuar, është bindja e tij” u shpreh Topi.