Një ditë pasi arriti një marrëveshje për koalicion me PD, në zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i FRD.
Në takimet dje në PD, kjo forcë politike u përfaqësua nga Sali Shehu, ish-deputet.
Ish-Presidenti Topi e krijoi partinë pas mbarimit të mandatit në krye të shtetit.
Ai mori pjesë në disa gara, dhe ishte në koalicion me PS, ku pati edhe si përfaqësim deri në nivelin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Nuk dihet mirë arsyet e këtij largimi, dhe gjasat janë që në krye të vijë pikërisht Sali Shehu.
Pak minuta pas daljes së lajmit të doreheqjes, u mësua se vendin e Topit e ka marrë Sali Shehu.