Ish-Presidenti Bamir Topi ka shkuar këtë javë në zyrën e kryebashkiakut Veliaj.
Mësohet se nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi, i cili vjen nga radhët e FRD, ka festuar ditëlindjen me kolegët e tij.
Në ceremoninë festive të organizuar me mjaft kujdes, nuk ka munguar edhe surpriza e Bamir Topit, i cili i është bashkuar kësaj feste duke trokitur gotën edhe me kryebashkiakun Veliaj. “..të shtrenjtët miqtë e mi – Urimeve Tuaja për #datëlindjen time, Ju shtua edhe Festa Surprizë e organizuar nga #Lali_Eri dhe Stafi drejtues i Bashkisë Tiranë, ku më nderoi edhe prania Presidentit Republikës #Bamir_Topi..por edhe Urimi i Kryeministrit #Edi_Rama më gëzoi po aq shumë..
#JAM_ME_FAT_QË_JU_KAM – faleminderit ❤”, shkruan Seferi.