Kronika

Banda e drogës/ Burg 9 shqiptarëve në Britani






               Publikuar në : 21:26 - 12/06/19 |
mapo.al

Nëntë shqiptarë janë dënuar me më shumë se 60 vjet burg në Britani pasi akuzohen si pjesë e një bande që merrej me shitje të lëndëve narkotike. Sipas raportimeve banda drejtohej nga Nelson Aliaj, i ndihmuar nga Ervis Dervishi, Izmir Basha dhe Alfred Gashi. Anëtarët e bandës ishin në dispozicion të banoreve për 24 orë, ku mjaftonte një telefonatë dhe ata menjëherë ishin pas derës së klientëve. Grupi e kryente shërbimin në formën e një call center-i dhe numri ku klientët bënin porosinë ishte ’24/7‘ në qytetin e Kentit.


Prokurori i çështjes Simon Taylor, ka hedhur akuza të forta ndaj shqiptarëve duke thënë lidhur me rastin: “Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë kokainë, gjithmonë 40 paundë, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Wells’.

Sipas hetimeve, ata kishin arritur të dorëzonin 1.500 porosi në një javë vetëm në Korrik të vitit të kaluar, ku fituan së paku 60.000 dollarë.

Më tej bëhet e ditur se porositë bëheshin gjithmonë nga i njëjti qytet. Policia i kishte kapur në flagrancë anëtarët e grupit dhe ata ishin shprehur se po e blinin dhe nuk po  shisnin lëndën narkotike. Një anëtar i bandës ishte filmuar duke i hedhur para një këngëtareje në një klub nate, ndërsa një tjetër duke lëvizur me Range Rover-in e tij.

Kur u arrestuan, një prej tyre kishte një sasi të kokaine me vlerë prej 2,000 euro dhe një tjetër kishte një sasi kokaine me vlerë 8,000 euro.

Shqiptarët e dënuar janë:

Nelson Aliaj, 28 vjeç, u dënua me 15 vjet
Rigels Hadashaj, 20 vjeç, u dënua me 7 vjet
Izmir Basha, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet
Ervis Dervishi, 23 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj burg
Arsid Mataj, u dënua me 3 vjet burg
Arlind Palushi, 19 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj
Alfred Gashi, 19 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj
Marius Kuci, 24 vjeç u dënua me 4 vjet
Fatos Metalia, 24 vjeç u dënua me 4 vjet


Etiketa: , , , ,

Pas