Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Bandë e rrezikshme’, Meta tregon pse e dorëzoi padinë për ministren Gjonaj

by mapo.al
24/02/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK padinë për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilën e akuzon për shpërdorim detyre. Meta e akuzon ministren Gjonaj se ka shkelur Kushtetutën me botimet në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe foli për një “bandë tepër të rrezikshme”.

“E dorëzova vetë sepse mbrojtja e kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetueses është sot detyrë mbi detyrat për cdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë kryedetyra dhe misioni i presidentit të vendit. Nuk ka ndodhur ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz ku së fundmi në bazë  të provave rezulton e përfshirë direkt edhe celula e strukturuar në krye të MD që përmes shkeljes së kushtetutës dhe dhunimit të shumë ligjeve dhe falsifikimeve të provuara ka tentuar grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze kompetencën që kushtetuta ia jep vetëm presidentit”- tha Meta.



Sipas tij, “Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme ti sillte vetë presidenti i vendit. Tashmë padia dhe kallëzimet për disa vepra të qarta për të cilat do të kemi komunikim publik. Padi bëmë për tre titullarë të lartë me në krye ministren ende në detyrë, po vlerësojmë prova të tjera dhe persona të tjerë të përfshirë për të cuar deri në fund shpartallimin jo vetem te grushtit te shtetit, por per te shpetuar kushtetuesen nga kjo bande teper e rrezikshme”.

Meta ka ftuar shqiptaret te jene ne shesh me 2 mars, per te shpetuar vendin nga “murtaja Rilindje”.

“Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar që dëshiron të jetojë në liri dhe demokraci.  Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend që të ketë ngelur asnjë minutë pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkund një grusht i tillë shteti. Puna, provat dhe implikimi vazhdon. Të gjithë i pres në 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve”- tha presidenti.

Deklarata e plotë  Ilir Metës

Pyetje: A është e pranueshme për vetë kreun e shtetit të dalë vetë në terren dhe të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, kur ka zyrtarë dhe mjaft punonjës që mund ta bëjnë këtë gjë?
Presidenti Meta: Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë është kryedetyra dhe misioni i Presidentit të Republikës.

Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë se sa ky akt mafioz, ku së fundmi në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësisë që përmes shkeljes së Kushtetutës, dhunimit të shumë ligjeve dhe përmes falsifikimeve të mirëprovuara, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi, në mënyrë mafioze një kompetencë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia jep vetëm Presidentit të Republikës, me qëllim shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese, nga garante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, në një polici anti-kushtetuese për të rrëmbyer të drejtat e qytetarëve shqiptarë përgjithmonë.

Prandaj këto prova dhe fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kallëzimet penale shumë të qarta janë dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, me në krye zonjën ministre, ende në detyrë.

Po vlerësojmë prova të reja që disponojmë dhe që po na vijnë, për persona të tjerë të kësaj bande tepër të rrezikshme, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, për të çuar deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit përmes rrëmbimit me ligjin anti-kushtetues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm të shtetit.

Ndaj më 2 mars, të gjithë në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën, jo me Presidentin Ilir Meta! Se shqiptarët nuk do të tolerojnë më askënd të dhunojë Kushtetutën që ata e votuan me referendum më 22 nëntor 1998. Rreziku më i madh është murtaja që quhet “Rilindje”!

Pyetje: Zoti President, ju keni ndërmarrë një akt të jashtëzakonshëm. Është një akt i paprecedent i kreut të shtetit për të ndërmarrë një…
Presidenti Meta: Një akt i paprecedent i kreut të shtetit, thoni ju! Më thoni: A ka ndonjë Republikë në botë, në Europë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, të një vendi që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian, ku në mënyrën më mafioze i rrëmbehet kompetenca kushtetuese dhe pushteti që Kushtetuta ia jep kreut të shtetit.

Pyetje: Ku synoni të arrini zoti President përmes një tubimi në datën 2 mars, sepse ky është një akt që asnjë president në dijeninë tonë si gazetarë, nuk ka dalë në rrugë për të protestuar me qytetarët? Ku synoni të arrini me këtë akt, zoti President?
Presidenti Meta
: Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar, që dëshiron të jetojë në liri, në demokraci dhe në një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës deri te qytetari më i thjeshtë i Republikës.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese vetëm për qëllimin për ta kapur këtë Gjykatë në mënyrë mafioze, dhe monstruoze siç tregojnë faktet dhe të vërtetat. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë ngelur një minutë pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota, kur Kushtetuta e thotë qartë me 84 vota.

Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të bëhen zgjedhje vendore në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e vendit, zgjedhje njëpartiake, të cilat i neveriti vetë Kongresi i Autoriteteve Vendore, duke e abandonuar vëzhgimin e tyre si zgjedhje jashtë standardeve.

Pra nuk ka ndodhur asgjëkundi një grusht i tillë shteti, siç unë u kam bërë të qartë të gjithë shqiptarëve sot paradite me postimin, me të cilin ju jeni njohur. Puna vazhdon. Provat vazhdojnë. Implikimi vazhdon. Të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.

Tags: gjonajgrushti i shtetitIlir MetaMetapadiaSPAKVideo

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
OFL u nis formularin dy të ‘fortëve’ nga Tirana (Emrat)

OFL u nis formularin dy të 'fortëve' nga Tirana (Emrat)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In