Një banesë 1-katëshe është përfshirë nga flakët rreth otës 07:05 në rrugën e Dibrës. Në banesë e cila është në pronësi të shtetasit me iniciale K.A, ndodhej një fëmijë i cili u nxor në menyrë të menjehershme nga policia.
Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.