Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Unazën e Re.
Saktësisht ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristaq Mane”.
Burime bëjnë me dije se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale.
Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
1
Etiketa: banesë, unaza e re, zjarr