Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj pagesën e kësteve të kredive. Banka e Shqipërisë njofton se deri në muajin qershor, nuk do të paguhen këstet e kredisë.
Vendimi është marrë pas masave që ka vendosur qeveria, për bllokimin e lëvizjeve së automjeteve, si dhe për mbylljen e shumë institucioneve.
Ky vendim shmang edhe vajtjen në bankë nga ana e qytetarëve.