Banorët e “Astirit” janë përplasur sërish me policinë pranë Ministrisë së Brendshme. Uniformat blu kanë bllokuar kalimin te pedonalja për të garantuar sigurinë e deputetëve në drejtim të Parlamentit.
Një grup banorësh të “Unazës së Re” kanë kërkuar të protesojnë para Ministrisë për ndalimet e paligjshme, sipas tyre, nga policia të qytetarëve të tjerë, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave në “Astir”.