Kronika

Banorët e Astirit tek Drejtoria e Policisë: Të lirohen protestuesit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 08/05/19 |
ro ot

Banorët e Astirit ndryshe nga netët e tjera janë nisur nga banesat e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbahen të arrestuar disa protestues midis të cilëve edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.






Ndërkohë Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë paradites së sotme se ka nisur procedimin penal për 23 banorët e Astirit që protestuan dje paradite. Po ashtu Policia shpall arrestimin e 4 personave, mes tyre dhe Klevis Balliu, pasi sipas pretendimeve kanë ushtruar dhunë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë.


Duket se Policia e Shtetit po përpiqet që të shuajë me çdo formë protestën e banorëve të Astirit që prej 6 muajsh kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre. Gjatë ditës së djeshme, si pasojë e dhunës së policisë disa prej banorëve përfunduan në spital, me shenja helmimi dhe djegie në fytyrë.





<
>
11399b2c-28ff-40ad-b671-283785ad5044 239186c3-7ed0-4573-acbc-60d37051102f 1

Protesta po transmetohet me video nga Facebook-u i Lulzim Bashës





 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas